E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparime madhore në luftën kundër Sidës

Në korrik, Shtetet e Bashkuara organizojnë konferencën më të madhe të Sidës në botë, për herë të parë që prej më shumë se 20 vjetësh.

Mbi 20 mijë vetë pritet të mblidhen në Washington, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përfaqësuesi i qeverisë amerikane për luftën kundër Sidës tha se gjatë tri dekadave të fundit është bërë përparim i konsiderueshëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Si Presidenti amerikan, Barack Obama ashtu edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kanë thënë se jemi më pranë një brezi pa Sidë. Koordinatori amerikan për luftën kundër Sidës në botë, Eric Goosby, është në krye të përpjekjeve për ta arritur këtë qëllim.

“Këto fjalë nga Presidenti dhe Sekretarja e Shtetit mbështeten në një sërë zbulimesh shkencore, kryesisht të financuara nga Shtetet e Bashkuara, që kanë sjellë ndryshime themelore gjatë vitit të kaluar. Dhe falë shkencës, bota do të mblidhet për konferencën Sida 2012, me porosinë se ne po e ndryshojmë prirjen. Kjo është tema e konferencës. Dikur pasojat e kësaj sëmundjeje kishin përfshirë botën, ndërsa sot lufta ndaj saj po bashkon botën. Shpresa me të vërtetë po zë vendin e dëshpërimit”, tha Goosby.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›