Britania do të mbështesë punën e FSK-së
Prishtinë - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Fehmi Mujota ka marrë mbështetjen e plotë të qeverisë britanike lidhur me funksionimin e institucionit që ai drejton. Gjatë një vizite që ambasadori britanik në Prishtinë Endrju Sparks bëri Ministrinë e FSK së, përgëzoi Ministrin Mujota për angazhimin e deritanishëm në ndërtimin e ministrisë dhe FSK së, dhe e siguroi atë për mbështetje të mëtejme të Qeverisë britanike.
Bashkëbiseduesit u angazhuan për nënshkrimin sa më të shpejtë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Ministri i FSK së dhe Ambasadori britanik biseduan për punën dhe angazhimet që po bëhen në MFSK më qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe funksionalizimit sa më të plotë ta saj. Ministri Mujoita falënderoi Qeverinë dhe popullin britanik për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Vëmendje e posaçme iu kushtua procesit të ngritjes së FSK dhe fillimit të trajnimeve të kontingjentit të parë të kësaj force në Vushtrri.