E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet memorandumi për deklarimin e çmimit të ilaçeve

Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata e Distributorëve të Produkteve Medicinale dhe Farmaceutike të Kosovës dhe Shoqata e Farmacistëve të Kosovës, të përfaqësuar nga Ministri Alush Gashi, Armend Agani dhe Agim Qaka, në Ministrinë e Shëndetësisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit mbi Deklarimin e çmimit të barnave.

Memorandumi ka për qëllim parandalimin e tregtimit ilegal të barnave, mbrojtjen e interesit të konsumatorit ngase produktet e njëjta te distributorët e ndryshëm kanë çmime të ndryshme si dhe respektimin e ekonomisë së tregut të lirë. Në pajtim me këtë Memorandum, në banderolë do të jenë të dukshme të dhënat mbi prodhuesin, importuesin, numrin e serisë dhe çmimin e shitjes në farmaci.

Çmimet me pakicë duhet të deklarohen deri më 28 mars dhe do të vlejnë deri më 31 dhejtor 2009. Qarkulluesit farmaceutik me pakicë do të deklarojnë çmimin duke përfshirë këtu edhe obligimet tjera ndaj Doganës dhe TVSh. Çmimet deklarohen një herë brenda vitit kalendarik, me mundësinë të ndryshimit edhe një herë në pjesën e dytë të vitit kalendarik.

Agjencioni i Kosovës për Produktet Medicinale (AKPM) do të shpërndaj deklaratën për çmim dhe nëpërmjet një komisioni do të bëhet aprovimi i çmimit të ilaçeve me pakicë, ai nuk e cakton çmimin por bën mbikëqyrjen dhe kontrollin e çmimit të deklaruar nga subjektet.

Deklarimi i çmimit do të jetë i obligueshëm dhe vendoset para se të dal në treg. Ndryshimin e çmimit të deklaruar subjektet mund ta bëjnë një herë në vit vetëm me aprovimin e Komisionit të formuar nga AKPM-ja me përbërje gjithëpërfshirëse: MSh, AKPM, Shoqata e Distributorëve të Produkteve Medicinale dhe Farmaceutike të Kosovës, Shoqata e Farmacistëve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›