E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania do vazhdojë të lobojë për Kosovën

PRISHTINë- Britania e Madhe do të lobojë në të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që Kosova të pranohet si anëtare e rregullt për lojërat olimpike që do të mbahen në vitin 2012 në Angli.

Kështu ka premtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparks pas takimit me ministrin e Kulturës, Lutfi Haziri.
Në këtë takim është biseduar edhe për çështjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ministri Haziri tha se më 24 prill do të nis zbatimi i projektit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky projekt është përkrahur nga ambasada britanike në Kosovë.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›