E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Hiri vullkanik, asnjë ndikim mbi shëndetin

GJENEVë - Pluhuri i reve vullkanike me origjinë nga Islanda nuk kanë ende asnjë ndikim mbi shëndetin në të gjithë territorin e Evropës, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
''Për momentin pluhuri i reve vullkanike nuk provokojnë asnjë efekt mbi shëndetin, përveç personave të cilët jetojnë shumë pranë vullkanit'', deklaroi eksperti i OBSH-së, Carlos Dora.
''Në pjesën tjetër të Evropës rrjeti i monitorimit të cilësisë së ajrit nuk ka shënuar rritje të ndjeshme të ndotjes'', theksoi ai.
Dora nuk përjashti faktin që retë vullkanike të shpërndahen në atmosferë dhe të mos prekin tokën.
(e.n/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›