Korcë, infermierët peticion MSH: Të arsimohemi pa pagesë
KORCE- Infermierët e Korcës kanë hartuar peticion kundër urdhrit sipas të cilit 4500 infermierë në vend duhet të ndjekin arsimin e lartë. Në dokumentin drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë infermierët pranojnë se janë dakord me urdhrin në cdo rast që nuk cenon vendin e punës për ta dhe kolegët e tyre, por arsimi i lartë duhet të kryhet pa pagesë.
Peticioni mban firmat e rreth 150 infermierëve të cilët punojnë prej vitesh në spitalin e Korcës. Ata paralajmërojnë se në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të protestojnë ndërkohë që sipas urdhrit në fjalë, pjesë e reformës në shëndetësi, infermierët duhet të regjistrohen në fakultet brenda vitit 2012.
(e.n/News24/BalkanWeb)