E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje në Lezhë, 15 banesa nën ujë

LEZHE- Rreshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Lezhës. Situata ka qenë më emergjente në komunën e Kolshit ku dalja e befasishme e përroit Hut nga shtrati ka përmbytur rreth 15 shtëpi në fshatin Manati.

Banorët e këtij fshati tregojnë se rrjedha e ujit të rrëmbyeshëm ka depërtuar dhe muret duke hyrë në brendësi të banesave.
Sipas kryetarit të komunës Kolsh, probleme ka patur edhe në zona të tjera nga i njëjti pirru, rrjedha e të cilit është tejfryrë nga rreshjet.
Uji ka dëmtuar orenditë shtëpiake në këto banesa ndërsa balta ende nuk është larguar.

Probleme ka patur edhe në qytetin e Lezhës ku për shkak të bllokimit të kanalizimeve, shumë rrugë janë mbuluar nga uji. Ndërkohë në 4 shkolla të qytetit nuk është zhvilluar mësim, pasi oborret e tyre ishin mbushur me ujë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›