Britania e Madhe: Berisha, tendencë për shtyrjen e zgjedhjeve
Një raport i hartuar nga një prej institucioneve më të rëndësishme të "Intelligence"-s britanike ka arritur në konkluzionin se Kryeministri Berisha pritet të shtyjë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. I hartuar nga Instituti i Kërkimeve Gjeopolitike të Akademisë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, që mban firmën e të njohurit Xhejms Petifer, raporti pritet të analizohet së afërmi nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe konkretisht "Foreign Office". Në një material të detajuar flitet për zgjedhjet, ndikimin e dy liderëve të politikës, por edhe deduksionin që pavarësia e Kosovës do të japë në rajon. Në këtë raport theksohet se Berisha është më i atashuar prej zhvillimeve amerikane, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama, shihet si më pro-evropian. Por, siç duket, ky raport nuk ka kapur ende zhvillimet e fundit në lidhje me përplasjet ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës.
"Shqipëria pas pavarësisë së Kosovës, vendimi i NATO-s, dhe e ardhmja". Ky është titulli i një raporti të detajuar për Shqipërinë, publikuar nga Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe. Që në paragrafin e dytë të raportit, autori i tij, Xhejms Petifer, ndalet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke vërejtur se vihet re një tendencë e qeverisë "Berisha" për t‘i shtyrë ato, si pasojë e problemeve me regjistrin themeltar të shtetasve dhe dokumentet e identitetit. "Vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë një rol parësor në zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Në veçanti, vëmendja e opinionit ndërkombëtar duhet të përqendrohet në mbrojtjen e lirisë së medias ndaj presioneve. Mediat do të shërbejnë si një barrierë kundër manipulimit në votime", vijon raporti. Një vend të rëndësishëm në të zënë marrëdhëniet e Kryeministrit Berisha me politikë-bërësit e SHBA-së dhe iniciativat e politikës së jashtme amerikane të mbështetura nga zoti Berisha. Ndërkohë, Edi Rama, sipas këtij raporti shikohet më shumë si një pro-evropian i modernizuar, duke e cilësuar opozitën që ai drejton të fokusuar më shumë nga Evropa sesa Amerika. Raporti nxjerr gjashtë përfundime kryesore. Së pari: Pavarësia e Kosovës ka të ngjarë të fuqizojë qëndrimin e përgjithshëm të Shqipërisë në Ballkan, në një farë shkalle. Së dyti: Rritja e influencës shqiptare në Ballkan argumentohet me progresin e bërë nga Shqipëria drejt anëtarësimit me të drejta të plota në NATO. Së treti: Qeveria "Berisha" po ndeshet me një sërë problemesh, ku ekonomia shqiptare ka filluar të tregojë sinjale serioze stresi. Së katërti: Reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian për t‘u ndërmarrë nga Shqipëria janë ngadalësuar, ndërkohë s‘ka të ngjarë që të ketë një progres në këtë drejtim. Së pesti: Nga zhvillimi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2009, pritet një rritje e tensionit social dhe politik. Ndërkohë, çuditërisht nga vendet e tjera të përfshira në krizën botërore të bankave, raporti nënvizon faktin se Shqipëria nuk është prekur falë një tregu informal, ekonomisë së zezë, gjë e cila do të mbajë të qëndrueshëm stabilitetin ekonomik.