Solis: Ligji i lustracionit të rikthehet në Kuvend
PBDNJ kërkon rikthimin e ligjit të lustracionit në Parlament. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Leonard Solis, ka deklaruar në një intervistë për "Shqip" arsyet se pse abstenoi në seancën e së hënës për ligjin e "spiunëve".
"Duhet që ligji të mos jetë tendencioz ‘për larje hesapesh‘, të përputhet me Kushtetutën e të gëzojë vullnetin e simpatinë e shumicës së klasës politike shqiptare", theksoi Solis.
Zoti Solis, PBDNJ ka paralajmëruar prej kohësh kundërshtimet për ligjin e lustracionit. Përse morët pjesë në seancë?
PBDNJ është pjesë e koalicionit qeverisës. Në seancën e djeshme në tribunën e qeverisë, ishte dhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përfaqësues i partisë sonë. Pra nuk më takonte të fshihesha "si struci", pavarësisht se sinqerisht do të doja. Zakonisht pjesëmarrja sqaron problemet dhe "arena" është salla e Parlamentit dhe Komisionet.
Cila është arsyeja që nuk votuat "pro" draftit të PD-së për verifikimin e zyrtarëve të lartë dhe si i gjykoni thirrjet e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar?
Çuditërisht, ligji u realizua me ngutje procedurale dhe nga njerëz jo kompetentë. Ka gabime të trasha në formë e përmbajtje, gjë që paralajmëron një efekt të kundërt e keqpërdorim të qëllimit fisnik që duhej.
Latinët thoshin se "para se të përpiqesh ta përmirësosh një punë, sigurohu se nuk do ta bësh më keq". Ky është parimi bazë edhe në mjekësi. Kjo pyetje i bëhet çdo kirurgu para operacionit. Mendoj se është rasti tipik, kur ligji do të përkeqësojë gjendjen ashtu siç është shkruar, e lë më gjatë ekzekutimit të tij.
Duhet një komision me "kokë të ftohtë" që t‘i japë hakun gjithsecilit, pra në finale të divorcohemi nga ata që kanë rënduar fatin e të tjerëve gjatë regjimit.
Mospjesëmarrja e opozitës me shumë argumente për formën, kohën dhe përmbajtjen e ligjit vendos në dyshim rezultatin.
Nuk votova "pro" sepse i konsideroj shumë të drejta shqetësimet serioze të organizmave prestigjioze ndërkombëtare, të cilat u injoruan brutalisht.
Nuk votova "pro", sepse "ligji lindi i vdekur" qysh në sallë të Parlamentit, është i pazbatueshëm e me një vullnet të brishtë e të njëanshëm.
Zoti Solis, në kohën që ju jeni kundër këtij drafti, pasi ashtu siç thatë "ligji lindi i vdekur qysh në sallën e Parlamentit" përse nuk votuat kundër, por abstenuat?
Kemi deklaruar si PBDNJ se jemi "pro" politikisht për nevojën e një ligji të tillë, që do të shënonte "divorcin" përfundimtar edhe me reminishencat afatgjata të atij regjimi të urryer, që depersonalizonte njeriun dhe i kthente njerëzit thjesht në numra e "kukulla". Veç të tjerash, minoriteti, si shtresa më "vulnerabil" e shoqërisë shqiptare ka vuajtur një persekutim edhe më specifik. Në këtë kontekst, ne nuk ishim kundër hartim-zbatimit të ligjit.
Jam i bindur se ky ligj duhet dhe teorikisht është një veprim në kahun e duhur.
Duhet të mos mbetet "Perpetum Mobile", por të rikthehet në Parlament, të mos jetë tendencioz "për larje hesapesh", të përputhet me Kushtetutën e të gëzojë vullnetin e simpatinë e shumicës së klasës politike shqiptare.
Së fundmi, që nga viti 1990, "shumë ujëra kanë rrjedhur".
Ligji nuk duhet të "shitet" si vullnet e pronë e PD-së, sepse dhe opozita e majtë e reformuar ka mijëra anëtarë modernë, (edhe në sallë të Parlamentit) që janë krejtësisht të pastër dhe që e duan më sinqerisht se PD-ja një ligj pastrimi objektiv, e jo që të shkaktojë konfuzion. Ne duam të hapen ato ç‘kanë ngelur nga dosjet, por si e kanë nisur, duan të hapin "Kutinë e Pandorës"!