E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ligji, sipas standardeve

Një ditë pas miratimit në Kuvend të ligjit për dosjet, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas takimin me zëvendësambasadorin e OSBE-së në Tiranë, tha se "Parlamenti votoi ligjin mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Personalisht, e konsideroj këtë një arritje dhe një borxh, ndonëse pak të vonuar, ndaj vuajtjeve dhe kalvarit çnjerëzor që populli shqiptar kaloi për gjysmë shekulli". Sipas saj, Parlamenti votoi një ligj të standardeve, model i ligjit çek. Ligji çek është shqyrtuar dhe miratuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese çeke dhe nuk është vënë kurrë në dyshim nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kryetarja e Kuvendit theksoi më tej se "ajo që është kushtetuese për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për Çekinë, vend anëtar i BE-së, nuk mund të jetë jo kushtetues për Shqipërinë që ka kaluar kalvarin më të egër diktatorial".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›