E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: Ligji i dosjeve vendos drejtësi

Partia Demokristiane dhe kryetari i saj, Anton Gurakuqi, aprovon miratimin e ligjit për lustracionin nga Kuvendi i Shqipërisë. "Ne shprehim bindjen se miratimi i një ligji të tillë përbën hapin e parë, por shumë thelbësor, të detyrimit moral që shoqëria shqiptare u ka disa mijërave viktimave të komunizmit. Besojmë dhe shpresojmë që një ligj i tillë do të vendosë sadopak në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve nga regjimi më i egër që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore", thuhet në komunikatën për shtyp të kësaj partie. "Ky ligj përbën një shlyerje ndaj mijëra shqiptarëve të pushkatuar, burgosur dhe internuar, me ose pa gjyq. Të bindur se ligji do të veprojë me forcën e duhur ndaj xhelatëve, ndaj atyre njerëzve që s‘kanë as dinjitetin më të vogël njerëzor dhe që sot nuk kanë kurajo minimalisht t‘u kërkojnë falje viktimave apo pasardhësve të tyre, PDK i bën thirrje të majtës shqiptare që të dëshmojë se nuk është pasardhëse direkte e ish-Partisë Komuniste apo Partisë së Punës", citohet në komunikatën për shtyp.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›