E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria të vërë para përgjegjësisë Bollanon"

Lëvizja G99 vlerësoi se në ditët e shkuara qeveria dhe Kryeministri Berisha treguan një karshillëk dhe një arrogancë absurde ndaj dy aleatëve më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë. Ndërkohë, në jug të vendit, në Himarë, tha Etjen Xhafaj, po kjo qeveri e po ky Kryeministër po lejojnë një kryetar bashkie të nëpërkëmbë dinjitetin e shtetit dhe aspiratat e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, Vasil Bollano, ka treguar më parë e po vazhdon të tregojë se ai nuk përfaqëson minoritetin grek në Himarë e Shqipëri. Përkundrazi, vijoi G99, Bollano po kthehet në elementin kryesor që synon të cenojë seriozisht marrëdhëniet deri tani shumë të mira mes minoritetit grek në Shqipëri dhe shqiptarëve. Ai këmbënguli se fryma e bashkëpunimit mes minoriteteve në Shqipëri nuk mund dhe nuk duhet të lejohet të varet nga deliret e një radikali që përpiqet të tërheqë vëmendjen e publikut, duke krijuar konflikte që nuk janë realë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›