"Ligji i dosjeve", Berisha: Fitore historike
Ligji i dosjeve është një fitore historike e shqiptarëve mbi krimin politik". Kështu e ka cilësuar dje Kryeministri Sali Berisha miratimin e ligjit të lustracionit. "Ajo është një fitore historike dhe shqiptarët do të mund të shohin tani drejt korridorit të tyre, drejt vlerave të demokracisë, do të mund të shohin drejt integrimit. Unë mendoj se Parlamenti shqiptar dje ka bërë histori", theksoi Berisha. Pavarësisht nga kritikat e shumta të faktorit ndërkombëtar, Kryeministri Berisha, duke i shkuar deri në fund qëllimit të tij, theksoi se ligji ishte një goditje ndaj komunizmit. "Seanca e së hënës tregoi se ishte domosdoshmëri absolute, tejet e vonuar, miratimi i ligjit të lustracionit, por ai u bë", u shpreh Kryeministri Berisha.