E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe: Gjyqësori po kërcënohet nga "dosjet"

Ëilson: "Mungesa e konsensusit në hartimin e ligjeve të rëndësishme, po rrezikon integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE"

SHKODËR- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Fraser Ëilson, ka folur pa dorashka në takimin e djeshëm të zhvilluar me pedagogë të universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës, lidhur me ligjin e lustracionit. Ambasadori Ëilson ka theksuar se, "reformat e ngadalta në drejtësi dhe mungesa e konsensusit në hartimin e ligjeve të rëndësishme, po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE". Ambasadori i Britanisë së Madhe, theksoi se pavarësia e gjyqësorit po kërcënohet pikërisht nga ligji i lustracionit."Jemi të shqetësuar për reformat në gjyqësor, të cilat janë të ngadalta. Pavarësia e gjyqësorit po kërcënohet nga ligji i lustracionit. Duhet që elementet e korruptuara në gjyqësor të ndëshkohen. Gjyqësori të pastrohet prej tyre. Nuk kemi parë sukses në zbatimin e reformave në gjyqësor",- tha Ëilson. Ai ka folur gjatë edhe për ligjin e lustracionit. "Qeveria bën pas 17 vitesh ligjin për pastërtinë e figurave. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka shprehur rezerva për ligjin e pastërtisë së figurave. Nga ana e saj, qeveria nuk është treguar e vëmendshme për këtë pikë. Pasojat e kësaj çështjeje po përfshijnë përfshirjen e Shqipërisë në BE. Ne jemi duke parë me vëmendje atë çfarë po bën qeveria. Në këtë rast, duhet parë nëse qeveria do të zbatojë menjëherë ligjin apo do të presë fillimisht Gjykatën Kushtetuese të japë vendimin e saj në lidhje më këtë çështje",- tha ai. Por, deklarata e tij ka hasur debate dje nga pedagogë të universitetit të Shkodrës, të cilët e kanë cilësuar domosdoshmëri zbatimin e ligjit. Nga ana e tij, Ambasadori Ëilson ka sqaruar se nuk është kundër ligjit, por faktit se ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Korrupsioni
Ambasadori i Britanisë së Madhe ka deklaruar gjithashtu se niveli i korrupsionit në Shqipëri mbetet shqetësues. "Korrupsioni mbetet shqetësues në Shqipëri. Raporti i BE- së për 2008-ën, pohonte se mbetet shqetësim korrupsioni. Njerëzit besojnë se ekziston korrupsioni. Institucionet e huaja duan të jenë të sigurta dhe të shohin konkretisht luftën antikorrupsion. Korrupsion ekziston si në çështje civile, ashtu dhe në ato penale. Duhet të ketë dënime për drejtuesit e lartë, nëse ka prova që vërtetojnë fajësinë e tyre. Nëse shpallen fajtorë, duhet të dënohen. Publiku duhet të shohë sesi dënohen zyrtarët e lartë kur janë fajtorë. Është jetësore që ky proces të jetë për të gjithë. Pasuritë e vendosura nga korrupsioni duhet të sekuestrohen. Që të parandalohet korrupsioni, duhet që zyrtarët e lartë të paguhen mirë, të kenë paga të larta",- tha ai, duke shtuar se në Shqipëri, numri i personave me imunitet është shumë i lartë. "Ky numër duhet të jetë shumë më i vogël. Para ligjit duhet të jenë të gjithë njëlloj. Kjo nuk duhet të trembë askënd. Në Angli, i vetmi person që ka imunitet është Mbretëresha e Anglisë",- tha Ëilson.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›