E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe kundërnegociatave të rejapër statusin e Kosovës

PRISHTINE- Britania e Madhe mbetet e përkushtuar të mbështet pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë e saj territoriale, duke kundërshtuar çdo opsion të ndarjes, tha sot në Prishtinë, ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington.

Këto komente, ministri britanik i bëri pas një takimi që zhvilloi me presidentin Fatmir Sejdiu, të cilin ai tha se e ka siguruar se edhe qeveria e re britanike do të mbaj kursin e njëjtë të politikës mbështetëse ndaj Kosovës. Lidington tha se pret që procesi i interpretimit të pavarësisë së Kosovës në GJND të çoj proceset përpara dhe assesi prapa.

Duke u ndërlidhur në dialogun e paralajmëruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Dejvid Lidington tha se vendet që aspirojnë integrimet evropiane duhet t’i zgjidhin mospajtimet mes tyre para se t’i bashkohen BE-së.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që Serbia të përafërohet në integrime, nëse nuk tregon gatishmëri për raporte të mira me fqinjët.

“Nuk e di se sa vite do të kalojnë, por shpresojmë që një ditë kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë i ngjashëm me atë që kanë sot Belgjika dhe Luksemburgu”, tha Ledington.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›