KQZ-OSBE tryezëpër kodin zgjedhorSubashi e braktis
TIRANë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me OSBE kanë nisur sot një tryezë të përbashkët, në qendër të së cilës janë bisedimet për kodin zgjedhor. OSBE nga ana e saj ka parashtruar disa rekomandime për ndryshime në kodin elektoral.
Vetë ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, i pranishëm në këtë takim ka deklaruar se një ndër ndryshimet që duhet të bëhet në kodin aktual, përkon me bindjet politike të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, si dhe me komisionerët.
“Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të mos kenë bindje politike, si dhe komisionet e zgjedhur njëherë të mos ndryshohen. KQZ ti vlerësojë vetë komisionet”, - sqaroi Bosch. Duke venë theksin tek rëndësia e këtyre rekomandimeve Bosh, ftoi autoritetet ti marrin parasysh.
Ndërsa anëtarja e KQZ-së Dëshira Subashi ka braktisur këtë tryezë në shenjë proteste, pasi kërkonte të ishte pjesë e organizatorëve të këtij takimi.
“S´mund të jem pjesë e këtij takimi. Duhet të isha edhe unë organizatore”, - deklaron ajo.
(m.a/BalkanWeb)