E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rruga e Ballkanit drejt BE, pranë finishit”

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule

Rruga drejt Europës për vendet e Europës Juglindore është gjithnjë e më pranë finishit. Këtë e garantoi Komisioneri Europian për Zgjerim Stefan Fyle, gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit mes Vendeve të Europës Juglindore të mbajtur në Stamboll të Turqisë. “Komisioni Europian, po përgatit tashmë opinionin mbi aplikimin për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë dhe Malit të Zi”, u shpreh Fule, duke shtuar se Bashkimi Evropian do mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.
Ai u ndal edhe tek çështja e vizave duke thënë se siç ndodhi me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, Komisioni ka dhënë rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
“Rekomandimi është një shembull i mirë i progresit të arritur në marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian”, tha Fule.
Për sa i përket Kosovës, në samitin e Turqisë, Fyle nënvizoi faktin se Bashkimi Europian nuk duhet të harrojë Prishtinën. Kosovarët kanë të drejtë tha ai të përfitojnë shumë, po aq sa qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që po marrin të gjitha masat për t’u afruar me Bashkimin Europian. Ndaj, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule e mbylli fjalën e tij duke theksuar se është shumë e rëndësishme që një dialog paraprak për vizat me objektivin liberalizimin e tyre eventual sapo Prishtina të përmbushë kushtet, të nisë sa më shpejt.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›