Taksistët në protestëpër konkurrencëne pandershme
TIRANË- Taksistët e licensuar kanë protestuar sot paradite në qendër të Tiranës për konkurencën e pandershme që iu bëhet nga mjetet e palicensuara, por edhe për probleme të tjera që lidhen me dhënien e licencave. Protestës në kryeqytet i janë bashkuar edhe drejtues të taksive në rrethe.
Ata kërkojnë zgjidhje nga institucionet shtetërore, si ministria e Transportit ajo e Brendshme por edhe Bashkia. Drejtuesit e mjeteve të licensuara si taksi shprehen se puna e tyre po dëmtohet për shkak të konkurencës nga mjetet e palicensura.
Ata kërkojnë nga Bashkia që të përcaktojë edhe numrin e saktë të taksive që duhet të licensohen në vend. Protesta në mesditë u mbikëqyr nga forcat e rendit.
Kjo është e disata herë që taksitët e licencuar protestojnë kundër konkurencës të pandershme që iu bëhet nga mjetet e tjera, e cila si shprehen edhe vetë ata po i con drejt falimentimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)