E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul: Të funksionojëdemokracia. Berisha:E respektoj opozitën

TIRANË- Kryeministri Berisha dhe kreu i PPE në Parlamentin Europian, Joseph Daul kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp. Daul theksoi se vizita e tij në Tiranë është një apel i hapur që demokracia të funksionojë në këtë vend me qëllim integrimin e vendit.

“Jam në Shqipëri që demokracia të funksionojë, që reformat të thellohen. Demokracia nuk është bojkot por punë e përbashkët, duhen bërë reforma në kodin elektoral. Shqipëria ka nevojë për një demokraci që funksionon, dhe një qeveri e opozitë që funksionon. Opozita duhet të ketë vendin e saj në parlament”, - theksoi europarlamentari Daul.

Ndërsa kryeministri Berisha u ndal të theksojë se nga ana e qeverisë së tij cdo gjë funksionin. Sipas kryeministrit opozitës do ti plotësohet cdo kërkesë.
“Qeveria ime është e vendosur të plotësojë pikë për pikë të gjitha rekomandimet. Mbetem i vendosur të respektoj cdo vendim të opozitës shqiptare, cdo të drejtë të saj. Shpreh kënaqësi që opozita është sot në parlament”,- theksoi Berisha.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale Berisha u shpreh i hapur të pranojë cdo amendament të tyre për “ligjet të cilat duhet ti kalojmë së bashku me opozitën. Kemi vullnet të punojmë së bashku. Për zgjedhjet e ardhshme qeveria do pranojë cdo amendament të opozitës, pasi e konsideron të nevojshme që të marrë pjesë në zgjedhje”, - theksoi kryeministri

I pyetur përse dështuan negociatat për zgjidhjen e krizës politike shqiptare Daul vuri theksin tek arritjet që ato sollën, ndërsa shton se qeveria ka bërë lëvizjet e duhura për zgjidhjen e saj.
“Vendosëm dy gjëra, njohjen e qeverisë, respektimin e kushtetutës dhe që opozita të punojë në gjirin e parlamentit. Donim të shkonim më lart. Mendoj që kryeministri i dha mundësi funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ai funksionin nga ana e qeverisë”,- u shpreh Daul.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›