E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe nen ethet e skandalit te BBC

Eshtë rënduar edhe më shumë kriza që ka përfshirë rrjetin televiziv BBc. Televizioni shtetëror britanik ka kaluar në mbrojtje si pasojë e një skandali që ka sjellë dhe dorëheqjen e detyruar të drejtorit të përgjithshëm si dhe të dy përgjegjësve të edicioneve të lajmeve. Qeveria britanike por edhe opozita kanë kundërshtuar shpërblimin prej 450 mijë stërlinash për ish drejtorin e BBC-së Xhorxh Entuistëll, për të cilin presidenti i BBC-së Lord Paten është shprehur se ishte i justifikueshëm dhe i drejtë. Skandali ka të bëjë me një dokumentar i cili është transmetuar në 2 nëntor dhe që akuzonte një figurë të rëndësishme të partisë konservatore, ish ministër në qeverinë e Margaret Thecër, për pedofili. Përgjegjësit e programit nuk kanë kontrolluar si duhet burimet, duke u bazuar vetëm në dëshminë e një viktime të abuzimeve seksuale gjatë viteve ’80. viktima më pas ka mohuar se agresori ishte Lord Mekalpin, i cili ka hedhur në gjyq BBC-në. Pas dorëheqjes së Entuistëll, kanë bërë të njëjtën gjë edhe Helen Boaden dhe Stiv Micëll, përgjegjësja e emisionit të lajmeve dhe zëvendësi i saj. Tashmë drejtori i ri i përgjithshëm, Tim Devi, ka premtuar se do të bëjë reforma radikale në BBC për të krijuar një strukturë hierarkike të qartë dhe për të dhënë një kuptim të vërtetë lidershipi. Ky ëshët skandali i dytë që godet BBC-në në pak javë. Televizioni shtetëror ishte akuzuar dhe më parë për auticensurë për vendimi për të mos transmetuar një dokumentar për Xhimi Savill. Një prezantues shumë popullor në vitet 70 – 80, i cili tashmë ka vdekur, mbi të cilin janë hedhur akuza por ka dhe dëshmi për akte të turpshme dhe ngacmime seksuale ndaj minorenëve. Si pasojë e një dokumentari tjetër për Savill, të transmetuar nga televizioni komercial Itv, dhjetëra viktima të prezantuesit televiziv i janë drejtuar për herë të parë policisë dhe skandali ka marrë përmasa të paparashikueshme. BBC u akuzua se kishte mbrojtur reputacionin e Savill, për të mos bërë publike përfshirjen në këto ngacmime dhe të personazheve të therë të njohur. Vendimi për të transmetuar dokumentarin e ri për pedofilinë është marrë shumë shpejt në përpjekje për të treguar se BBC nuk heziton të hetojë në cështje të vështira, vendim ky që u kthye në Bumerang. Tashmë BBC, ashtu si u shpreh dhe drejtori i ri i përgjithshëm duhet të rifitojë besueshmërinë e publikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›