E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nen kercenimin e motit te keq

Moti i keq ka ndarë Italinë në dy pjesë. Bilanci i viktimave është dramatik, pasi janë gjetur tre punëtorë të vdekur, dy burra dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjetin që ka rënë nga një urë në lokalitetin e Marsilianës. Rajoni në fjalë ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë në zonat e shumta që janë nën baltë. Metereologët kanë parashikuar një përmirësim të kushteve atmosferike në Umbria dhe Tuskia. Nën vëmendje të veçantë për momentin mbetet lumi Tevere, që parashikohet të arrijë maksimumin e 12 metrave gjatë ditës së nesërme. Në zonën veriore të Romës janë evakuar banorët e shtëpive përdhese, si dhe të pastrehët. Ndërkohë që një ditë më parë një 73 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një dallge uji që ka përmbysur automjetin në të cilin udhëtonte. Mbetet ende shumë kritike gjendja në pjesën më të madhe të qendrës së Italisë ku reshje të vazhdueshme kanë provokuar përmbytje. Banorët që janë pa energi elektrike janë 2.300 në zonën e Grossetanos, ku pritet me ankth dhe dalja nga shtrati i tij i lumit Ombrone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›