Fillojne punimet per hapjen e varrit te Arafat

Palestinezët kanë filluar sot të hapin varrin e liderit të ndjerë, Yasser Arafat, përpara zhvarrosjes së trupit të tij, me qëllim të kryerjes së hetimeve rreth vrasjes së mundshme të tij, ka thënë një burim i afërt me familjen e të ndjerit.
Sot filloi lëvizja e gurëve nga mauzoleumi i Arafatit dhe e gjithë kjo punë do të zgjasë rreth 15 ditë”.
Autoritetet planifikojnë të nxjerrin mbetjet trupore në javët e ardhshme, në mënyrë që mjekët ligjorë të sigurojnë se vdekja e tij në vitin 2004 në Paris ishte shkaktuar nga helmimi.
Franca nisi një hetim për vrasje në gusht pasi ekspertët zviceranë gjetën lëndë radioaktive polonium 210 në sendet personale të liderit palestinez.
E veja e tij, Suha, kundërshtoi zhvarrosjen më herët, por tani ka apeluar tek Autoriteti Palestinez për ta lejuar atë, me qëllim zbardhjen e së vërtetës.
Trupi i Arafat prehet në një mauzoleum prej guri brenda kompleksit presidencial Mukata, në Ramallah. gjithë mauzoleumi është rrethuar nga skela dhe letër katramat për të ndaluar vështrimin nga larg.