Zbardhet grabitja e 60 milione lekeve te ndodhura ne 2003
Pas me se tete vjetesh hetimesh dhe kerkimesh intensive te policise se Fierit ne lidhje me vjedhjen e rreth 20.000 dollareve dhe 4 milion leke te reja ne automjetin tip Benz me targe FR 8333 B ne pronesi te A.M banues ne Fier policia e ketij qyteti ka mundur te identifikoje dhe vere ne pranga autorin e kesaj ngjarje Vilson Llanaj 25 vjecbanues ne fshatin Bishan te Vlores i padenuar me pare. Lajmi eshte konfirmuar mbremjen e djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se Fierit Valbona Meco sipas se ciles nga sherbimet e Sektorit te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit ne Drejtorine e Policise se Fierit ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise se ketij qyteti si rezultat i nje pune intensive u be e mundur dokumentimi i plote ligjor i vjedhjes se 20.000 dollareve dhe 4 milione leke te reja te ndodhur ne vitin 2003. Meco sqaroi se ndalimi i Llanaj-t u be ne baze te Urdher-Ndalimit te Prokurorise se Fierit ndersa materialet procedurale ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise per vepren penale te Vjedhjes.