E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentojne grabitjen e Money Gram dhunojne pronaren

Nje pike e Money gram ne qender te Vlores eshte tentuar te grabitet nga persona end te paidentifikuar te cilet jane ne kerkim te policise. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem ne lagjen Isa Boletini prane shkolles Ismail Qemali kur autoret e dyshuar te cilet mendohet te kene qene dy kane tentuar te hyjne nga dera e shtepise qe ka lidhje me qendren e Money gram. Sipas te dhenave paraprake te policise per kete ngjarje mesohet se ata kane trokitur normalisht dhe dera ju eshte hapur nga 46 vjecarja Xhevrie Mecaj banuese aty dhe administratore e pikes se trasfertave te parave e njeherazi kembim valutor. Pasi kane hasur ne rezistencen e gruan dy grabitesit kane ushtruar dhune mbi te duke e rrahur barbarisht. Nga zhurmat e medha dhe te bertiturat e zonjes eshte njoftuar policia e cila ka mberritur ne vendngjarje. Sirenat e bluve kane bere qe grabitesit te largohen pa marre gje. Nderkohe 46 vjecarja Mecaj eshte cuar ne spitalin e Vlores per te kuruar plaget e marra nga dhuna e ushtruar mbi te. Policia ka nisur hetimet por ende nuk jane identifikuar grabitesit te cilet ne momentin e tentatives per grabitje kane qene te maskuar e armatosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›