Ndryshimet masive te kombesise tifozet Kuq e Zi tubim para KLD-se
Qysh ne oret e para te mengjesit te djeshem i cili perkonte me oren e fillimit zyrtar te punes qindra qytetare te Tiranes tubuan perpara zyrave te Keshillit te Larte te Drejtesise. Dhjetera organizata te shoqerise civile dhe grupimi i tifozeve Kuq e Zi krijuan nje dekor ne mbeshtetje te iniciatives se Zevendeskryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu per ceshtjen e ndryshimit te kombesise. Tubuesit kane pritur z.Spahiu ne hyrjen e godines per ta pershendetur dhe inkurajuar per kete iniciative. Pas 30 minutash te thirrjeve pro iniciatives dhe ne mbrojtje te Kushtetutes numri dy i KLD-se priti nje perfaqesi te qytetareve te Tiranes duke i garantuar ata qe rruga ligjore dhe kushtetuese eshte zgjidhja me e mire per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Nder te tjera z. Spahiu theksoi se prania dhe inkurajimi juaj eshte mbeshtetje me e madhe se sa 100 politikane se bashku. Askush nuk mund te detyroje ne asnje rrethane prej varferise apo kushteve te tjera te lere kombesine shqiptare dhe te marre kombesi tjeter. Qytetaret deklaruan se do te grisin ne menyre demonstrative formularet e regjistrimit te popullsise dhe kerkuan qendrim dinjitoz te gjyqtareve ne mbrojtje te Kushtetutes. Z.Spahiu deklaroi se mbeshtet fuqimisht kerkesen e Kryetarit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande per shfuqizimin e dispozitave per kombesine ne Ligjin per Gjendjen Civile. Me pas nenkryetari i KLD-se u nis drejt Vlores ku pati nje takim me gjyqtare jurist dhe prokurore per ceshtje te ndryshme juridike perfshire dhe debatin e ndryshimit te kombesive. Z.Spahiu vleresoi punen e bere deri tani nga gjyqtaret e Vlores te cilet kane rrezuar kerkesat e disa qytetareve per ndryshim te kombesise nga shqiptare ne greke. Ai ka vleresuar performancen e Gjykates se Vlores qe sipas tij kane mbrojtur kombin dhe Kushtetuten. Duhet te zbatohet konventa per ndryshimin e kombesise. Gjykata e Vlores ka refuzuar ndryshimin e kombesise. Gjyqtaret e Vlores kane mbrojtur kombin dhe Kushtetuten theksoi ai