E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania, ekstradime me "pikatore"

TIRANE - Ministri britanik per Sigurine, Vernon Koaker, ka deklaruar dje se, Shqiperia ka bere nje numer te madh kerkesash per ekstradime, por gjate vitit 2008, vetem shtate persona jane ekstraduar. Deklaraten, Koaker e beri gjate nje konference shtypi, te zhvilluar ne ambasaden britanike, pak para se ai te largohej nga Shqiperia. Gjithashtu Koaker, ka folur dhe per ligjin e lustracionit, si dhe ceshtjen "Kumbaro". Gjate dites se djeshme, me ane te ministrit per Sigurine, Britania ka sugjeruar qe qeveria shqiptare te reflektoje per ligjin e "Dosjeve". "Eshte gje e mire qe Shqiperia shqyrton te kaluaren, por duhet pasur parasysh gjithmone fakti se ligji per pastertine e figures, duhet te hartohet ne harmoni me Kushtetuten", tha ne fjalen e tij Koaker, duke shtuar se, qeveria duhet te reflektoje per ligjin e Dosjeve pas pezullimit te bere nga Gjykata Kushtetuese.

Ekstradimet

Dhe pse dy dite me pare, ministri britanik per Sigurine, Vernon Koaker, siguroi qe Britania e Madhe do te bente te mundur ekstradimet, dje ai u shpreh se, kjo gje do te ndodhe ne baze te ligjeve qe ka vendi i tij. Lidhur me ekstradimet e te kerkuarve shqiptare qe jane ne Britani, ku kane marre dhe azil politik, apo dokumente duke u hequr si kosovare, ministri Koaker ka thene se do te kete bashkepunim, duke saktesuar se ato do te behen sipas ligjeve britanike. "Tirana ka kerkuar nje sere ekstradimesh dhe ne vitin 2008 nga Britania e Madhe, jane ekstraduar 7 persona. Ekstradimet jane bere sipas legjislacionit britanik", iu pergjigj ai interesimit te medias. I pyetur per ceshtjen "Kumbaro", ai u shpreh se eshte kontaktuar nga qeveria shqiptare per ekstradimin e tij, por sqaroi se duhet kohe pasi Kumbaro eshte ende ne nje proces gjyqesor ne Britani. "Nuk kam se cfare te shtoj tjeter per kete ceshtje", perfundoi Coaker lidhur me nje ceshtje te tille.

Dosjet

I pyetur rreth ligjit te shumediskutuar te "Dosjeve", ministri britanik i Sigurise tha se, ishte njohur me ligjin e lustracionit. Gjate fjales se tij, duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve, ai mbeshteti iniciativen e hapjes se dosjeve, pasi sic theksoi Koaker, "britaniket e mbeshtesin shkeputjen nga komunizmi". Nga ana tjeter ministri britanik, i kerkoi qeverise qe ligji i lustracionit te hartohet ne menyre Kushtetuese. Ndersa, sa i perket vendimit te Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te ligjit deri ne nje vendim te saj perfundimtar, Koaker tha se "s'ka me dyshim qe qeveria duhet te reflektoje ndaj ligjit qe hartoi, dhe ky reflektim duhet te nise qe pas vendimit qe shprehu pak dite me pare Kushtetuesja".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›