E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit: S'po jepen parate

Rozeta Rapushi

Tentativa e fundit e mazhorances, per te permiresuar ligjin per demshperblimin e ish- te perndjekurve, nuk mbeshtetet aspak nga keta te fundit. Perkundrazi kjo pjese e shoqerise, e vleresoi si nje tentative manipuluese te se djathtes, per te thithur votat e tyre ne zgjedhje. Kreu i shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola, tha dje per gazeten "Koha Jone", se jo vetem qe nuk kane besim qe ligji do te permiresohet, por sipas tyre, shtyrja e afatit te depozitimit te ankesave, deri ne 1 korrik 2009, behet vetem me synim qe qeveria te mos ndaje parate para zgjedhjeve parlamentare. "Nuk entuziazmohemi aspak nga kerkesa te tilla per ndryshimin e ligjit. Pse Kuvendi nuk i perfshiu qe ne fillim keto ndryshime, pasi ne keto kerkuam, qe te zgjerohej rrjeti i influences dhe nuk u pranua. Tani e bejne vetem per votat", reagoi Kola. Sipas tij, ato ndryshime qe mazhoranca po tenton te beje tani, ne ligjin per demshperblimin e ish-te perndjekurve, kane qene kerkesat qe shoqatat kane bere vite me pare, kur u miratua ligji. Kola u shpreh dyshues, se ne ate kohe, te gjitha kerkesat per rritjen e rrethit te demshperblimit u hodhen poshte. "Nuk e kuptoj pse duan t'i ndryshojne tani. Ne nuk besojme me. Ish-te perndjekurit po vdesin per dite dhe pushtetaret ngrene dolli mbi ne", reagoi ai. Sipas Koles, nese afati per dorezimin e ankeses per perfitimin e demshperblimit, shtyhet deri ne korrik, atehere do te shtyhet dhe marrja e parave nga ish-te perndjekurit. Cka sipas tij, do te sjelle akoma me shume probleme. "Me te tilla menyra, keto duan vetem qe te zvarrisin procesin e demshperblimit dhe te zhvillohen zgjedhjet, pas tyre, se cila parti fiton nuk i dihet dhe fati jone mbetet njesoj", vijoi Kola. Ne Kuvend eshte depozituar nje nisme ligjore e deputetit demokrat Astrit Bushati, i cili kerkon qe te ndryshohet ligji per te perndjekurit, ne menyre qe te zgjerohet rrethi i personave qe duhet te perfitojne. Nisma u mireprit nga deputetet e komisionit parlamentar te ligjeve, por nuk u miratua per shkak se me pare, duhet te llogaritet se sa do i kushtoje buxhetit te shtetit zgjerimi i perfituesve.

Perfituesit, debati per zgjerimin

Mazhoranca propozon zgjerimin e rrethit te perfituesve nga demshperblimi si te perndjekur politik, por Ministria e Financave, duket se e ka te pamundur te shtoje fondet per kete kategori. Projekti i deputetit demokrat, Astrit Bushati per te perfshire ne listen e perfituesve te demshperblimit te te perndjekurve dhe niperit e mbesat, hasi ne debate te medha ne Kuvend. Nisma mbeshtetet nga ligjvenesit, por Ministria e Financave e sheh si nje kosto te larte per t'u perballuar nga shteti, rritjen e atyre qe duhet te marrin parate, ne rast se ish-te perndjekurit nuk jetojne me. Madje ky institucion, paralajmeroi se me ndryshime te tilla ligjore mund te pengohet dhe dhenia e parave per te perndjekurit qe preken nga ligji. Ne kete debat, u perfshi dhe Ministria e Drejtesise, institucion ku dorezohen ankesat e ish-te perndjekurve. Kjo Ministri jo vetem qe mbeshteti ndryshimet, por sugjeroi dhe permiresime te tjera, qe te perfshihen ne ligj, per te perfituar dhe ata qe jane denuar pa gjyqe.

Ministri britanik per Sigurine, Vernon Koaker, konference shtypi para largimit. Flet per ligjin e lustracionit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›