E Diel, 1 Nëntor 2026

Te denuar me burg, sillen tre me pranga

TIRANE - Tre persona te shpallur ne kerkim nderkombetar nga drejtesia shqiptare per krime si "vjedhje me dhune" dhe "shfrytezim prostitucioni", jane ekstraduar gjate dites se djeshme nga Zyra Kombetare e Interpol Tiranes. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burime zyrtare te Policise se Shtetit. Burimet e mesiperme thane se, nga Kanadaja u ekstradua Leonard Mehmeti, 45 vjec. Mehmeti ka qene i shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Vlores ne vitin 2003, e kishte denuar me 12 vjet heqje lirie per vepren penale "vjedhje me arme" e kryer ne bashkepunim. 45-vjecari se bashku me A. Muhon, kane grabitur 45 mije marka gjermane, ne daten 21 mars 1995.

Dy ekstradimet e tjera te bere nga Interpol Tirana, kane ardhur nga Italia, respektivisht, Roma dhe Milano. Nga shteti fqinj, eshte sjelle ne Tirane, Edmont Etemaj, 35 vjec. I ekstraduari i djeshem eshte i denuar ne vitin 2004, me 9 vjet burg. Etemaj ka marre vendimin e denimit nga Gjykata e Beratit, nen akuzen e "shfrytezimit te femrave per qellime prostitucioni". Ai kishte mashtruar nje vajze, sikur do ta martonte me vellane e tij, qe ishte ne Itali. Por me te mberritur ne shtetin fqinj, e ka nxjerre ne rruge me qellim qe te prostituonte.

Po gjate dites se djeshme u ekstradua dhe Perparim Sina, i denuar ne vitin 1998 me 6 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Durres, per "vjedhje me dhune". Keta persona u arrestuan dhe me pas u ekstraduan ne Shqiperi, ne saje te bashkepunimit mes policise shqiptare dhe homologeve te saj ne Kanada dhe Itali, thane burimet policore, duke sqaruar se pas kesaj, ata do te duhet te vuajne denimin per veprat penale qe rendojne mbi ta. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›