Kritika Kushtetueses, por do zbatoje vendimin
Kryeministri Sali Berisha kritikoi si te njeanshem dhe te padrejte, vendimin qe Gjykata Kushtetuese mori per pezullimin e zbatimit te ligjit per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Por pavaresisht rezervave, kreu i qeverise u shpreh se do te respektoje vendimin e Gjykates dhe do te prese deri sa ky institucion te shprehet per kete ceshtje, duke pranuar pezullimin e ligjit. Nga ana tjeter, kryeministri garantoi se ligji do te zbatohet dhe mazhoranca qe ai drejton, eshte e vendosur ne ndarjen nje here e pergjithmone nga e kaluara.