KQZ, short per komisionet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi dje shortin, se cila prej partive politike do te kete anetarin e shtate ne Komisionet Zonale Zgjedhore. Pas shortit te hedhur, rezultoi se Partia Demokratike, do te kete anetarin e shtate ne te gjitha zonat zgjedhore me numer cift ne vend. Ndersa Partia Socialiste, do te kete anetarin e shtate ne zonat me numer tek. Konkretisht ne qarkun e Tiranes, me 16 zona me komisione zonale zgjedhore, ne tete prej tyre anetari i shtate i takon PD-se dhe ne tete te tjerat PS-se. Aktualisht, Komisioni me i Larte zgjedhor po merret me ceshtjet administrative te procesit zgjedhor me vendime procedurale dhe plotesimin e administrates zgjedhore. Vendimet e deritanishme te ketij komisioni, kane qene konsensuale dhe ne unison mes te gjithe anetareve te zgjedhur nga Kuvendi.