Britania gjithnjë e më larg BE-së?

Nuk bëhet fjalë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, por sipas Cameronit, Bashkimi Evropian i fut shumë hundët në çështje kombëtare dhe të shoqërisë civile.
Euroskeptikët britanikë shohin në këtë referendum një mundësi që pushteti i dorëzuar Brukselit të rifitohet (duke u çliruar me aftësi nga detyrimet financiare që mund të shkojnë tok me krizën e euros).
Gjatë kongresit të Partisë së tij Konservatore javën e kaluar dhe në një intervistë për BBC-në, Cameron kërcënoi me bllokimin e negociatave për buxhetin me BE-në, në rast se shtetet e tjera të BE-së nuk e miratojnë "kontrollin e përshtatshëm të shpenzimeve".
Ai foli gjithashtu edhe për atë që në të ardhmen lipsen dy buxhete, një për vendet e eurozonës dhe një për shtete, të cilat nuk janë në eurozonë (si Britania e Madhe).
Tani vëzhguesit pyesin veten nëse fjalë të tilla mund t'i fyejnë shtete të tjera anëtare (për shembull në samitin e BE-së më 18 dhe 19 tetor). Atje do të diskutohen para së gjithash propozime për një bashkim financiar.