E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania me ligj të ri kundër emigracionit

Martesa, përgjithësisht është një ndërmarrje e madhe financiare, por kjo pritet të jetë akoma më vështire, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon të sjellësh familjen në Britani nga vendi i origjinës.

Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale nga pjesëtaret e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetësinë, qeveria e kryeministrit britanik, David Cameron, ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti.

Në bazë të tyre, për të realizuar bashkimin, duhet të vërtetosh të ardhura minimale prej 26 mijë funtesh në vit.

Të ardhurat minimale që kërkohen shkojnë në 37 mijë për gruan (ose burrin) dhe një fëmijë, 49 mijë funte kërkohen për dy fëmijë dhe 62 mijë për të tërhequr në vend partnerin së bashku me tre fëmijë.

Nga këto masa besohet se do të shkurtohet për 15 mijë persona ne vit numri i emigranteve, që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.

Rreth 50 mijë viza janë dhënë për shtetasit që kane ardhur për bashkim familjar vetëm gjatë vitit të kaluar në Britani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›