E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri nuk rrezikon

Pozita e parë e humbur, por nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani vazhdon të mbajë qëndrim pozitiv.

Zyrtari i lartë i Rossonerëve ka mohuar spekulimet se trajneri Massimiliano Allegri rrezikon të shkarkohet nëse skuadra nuk e mbron titullin e kampionit në Serie A.

“Kam lexuar në gazeta se Allegri rrezikon të shkarkohet. Milan është në garë për Scudetto, është në kreun e renditjes tashmë gati dy vjet dhe është skuadra e vetme italiane që u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Nëse kjo është një katastrofë...”, deklaroi Galliani për Sky Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›