Britania në sherr për varrimin e Margaret Thatcher
Ajo nuk ka vdekur akoma, por në mbarë Britaninë e Madhe ka debat nëse Margaret Thatcher meriton një funeral shtetëror.
Margaret Thatcher është një nga politikanet më të rëndësishme të shekullit 20, por në atdheun e saj ideja për nderimin më të lartë publik për politikanen konservatore ka hasur në kundërshtime të ashpra, shkruan gjermania Spiegel.
Planet për një funeral shtetëror janë shokuese, shkruan e majta Guardian. Ajo nuk ka qenë një politikane e shkëlqyer, por politikania më e debatuar në kohën e saj. Ajo i ka bërë dëm mbarë vendit, vijon gazeta britanike.
Shkak për nisjen e debatit është bërë një film i Meryl Streep për jetën e Zonjës së Hekurt. Ajo portretizohet në mënyrë pozitive, ndaj Guardian shkruan se kjo është shenja e parë e përpjekjeve për të rehabilituar figurën e Thatcher.
Për më tepër, edhe vetë konservatorët thonë se ajo nuk meriton një funeral shtetëror, që mund të fyejë shumë njerëz të ndershëm dhe patriotë.
Varrimet shtetërore u janë rezervuar katër kryeministrave në 200 vitet e shkuara: Wellington, Palmerston, Gladstone dhe Churchill. I pari mundi Napoleonin, i fundit Hitlerin. A i përket Thatcher kësaj kategorie, pyesin mediat.