Arrestohet banda e vajzave, i vodhën biznesmenit 150 milionë lekë
Share
Policia e Tiranës bëri me dije se ka shkatërruar një bandë të vërtetë kriminale, e cila përbëhej nga tre vajza 19-vjeçare. Këto të fundit akuzohen se i kanë vjedhur një biznesmeni plot 150 milionë lekë.
Burime nga policia e Tiranës njoftuan se Afërdita Adem Pepmarkaj 19 vjeçe, Olgerta Sulejman Pagushi 18 -vjeç dhe Laureta Sabri Kollaku 18 vjeçe, dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën në fillim të këtij viti dhe tetor-nëntor të vitit 2011, kanë vjedhur në banesën e biznesmenit Avdyl Trojko, 42-vjeç me banim në Tiranë, shumën 150 milion lekë të vjetra.
Tre vajzat jetonin në të njëtin pallat me biznesmenin, ndërkohë që mendohet se parata i kanë shpenzuar duke investuar në dy dyqane parukerish dhe duke dhënë hua për miqtë e tyre.