E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania pritet të dërgojë 500 trupa shtesë në Afganistan

Gordon Brown pritet të deklarojë se Britania është gati të dërgojë një kontigjent prej 500 trupash ushtarake shtesë në Afghanistan. Aktualisht Britania ka 9000 ushtarë në këtë vend, që përbën edhe kontigjentin e dytë më të madh në numër, pas atij të SHBA-së. Megjithatë forca e saj ushtarake në një numër të tillë, është ende larg kontigjentit prej 68 mijë ushtarësh që planifikojnë amerikanët të jenë në këtë territor. Kryeministri britanik, pritet që të bëjë një deklaratë në parlament për politikën në Afganistan, teksa administrata Obama vazhdon të debatojë për rrugën përpara në misionin në Afganistan dhe për shtimin apo jo të trupave atje. Të dhënat ushtarake informojnë se 221 vdekje janë rejgistruar në radhet e turpave britanike dhe kryeministri është përballur me thirrjet për t'i tërhequr trupat nga Afganistani. Tani kryeministri duket i vendosur për të konfirmuar se trupat britanike që u dërguan përkohësisht për të rritur numrin e trupave gjatë zgjedhjeve presidenciale, do të mbeten atje. Pra në parim, qeveria është gati të dërgojë edhe 500 ushtarë nëse përmbushen kushtet. Ato kanë gjasa të përfshijnë atë që do të vendosë presidenti Obama për strategjinë amerikane dhe nivelin e trupave. Qeveria britanike dhe personalisht, Gordon Brown janë përballur me akuza nga ish shefi i ushtrisë, se ata nuk kanë siguruar numrin e trupave të kërkuara apo të mjeteve të duhura. Por këto akuza janë mohuar me forcë. Britanikët thonë se mbeten në kontakt të vazhdueshëm me administratën Obama. Gordon Brown ka gjasa që të përballet me pyetje lidhur me mënyrën se si përshtaten planet britanike me ato amerikane dhe pjesën tjetër të NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›