Meksikë, zbulohet anija që trafikonte drogë
Marina meksikane ka publikuar një video dramatike, gjatë së cilës shihet sekuestrimi i një anijeje që kontrabandonte drogë në Oqeanin Paqësor. Kur ekuipazhi e ka kuptuar se ishin zbuluar nga autoritetet, kanë nisur të hedhin paketime të drogës, në det dhe t'i vënë zjarrin anijes, ndërsa më pas, janë hedhur vetë në ujë. Por anijet e marinës amerikane kanë shpëtuar anëtarët e ekuipazhit dhe kanë gjetur pakot e kokainës në det. Sipas autoriteteve bëhet fjalë për gjysmë ton lëndë narkotike. Katër personat që besohet se janë trafikantë meksikane të drogës, e që ndodheshin në bord, janë identifkkuar me emrat Huan Rodriguez, 47 vjeç, Joel Armando 43 vjeç, Fabricio Valle, 37 dhe Francisco Alvarez 68 vjeçar. Të gjithë këta u arrestuan nga policia amerikane dhe gjithashtu u bënë të njohur edhe për mediat e publikun. Zbarkimi i tyre u bë në portin Mazatlan në shtetin e Sinaloas. Anija amerikane e lokalizoi anijen me drogë rreth 700 km larg territorit meksikan. Qeveria meksikane është gjithnjë e më shumë e angazhuar për të luftuar trafikantët e drogës që kontrabandojnë kokainën nga Amerika e Jugut, përmes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara. Jo pak herë trafikantët e kalojnë drogën të fshehur në ushqime të konservuara, në kukulla apo në peshq të ngrirë. Ndërkohë, autoritetet meksikane kanë zbuluar tre laboratorë methamphetamine në Michoacan. Deri tani, gjatë këtij viti ushtria meksikane ka shkatërruar më shumë se 60 laboratorë që përpunojnë drogë.
Policia Kombëtare e Kolumbisë gjithashtu konfiskoi 2,8 ton kokainë në 118 paketa të fshehura në xhungël në Antioquia. Ndërkaq 9 persona kanë vdekur gjatë natës ndërmjet të martës dhë të mërkurës në Chihuahua, një qytet në veri të Meksikos. Ndër viktimat është edhe një grua, së cilës i është prerë koka. Gruaja ishte aktiviste e të drejtave të njeriut dhe ishte rreth të 30-ve