Britania sot voton, asnjë parashikim
Shtetasit e Britanisë së Madhe sot do të votojnë për të zgjedhur liderin e tyre të ri. Nga sondazhet nuk ka dalë asnjë i fituar dhe analistët mendojnë se nuk do të jetë e mundur të formohet një Qeveri vetëm nga një forcë politike. Emigrimi, edukimi, gjendja ekonomike, shpenzimet në Dhomën e Ulët, ishin temat që dominuan fushatën parazgjedhore në Britani. Besueshmëria ndaj Kryeministrit Gordon Braun ka rënë shumë. Por as konservatorët opozitarë të David Kameronit nuk kanë gjasa për një fitore të qartë. Pas skandaleve të shumta me donacione dhe shpenzime, shumë zgjedhës janë të dëshpëruar me dy partitë e mëdha. Prandaj kohët e fundit kanë fituar shumë në popullaritet liberal-demokratët e Nik Klegut. Sipas gazetës “Daily telegraph”, Kameron mund të zgjidhet si Kryeministër edhe nëse nuk fiton direkt në zgjedhje, pas një marrëveshjeje me partitë unioniste në Irlandën e Veriut.