Maqedonia vlerëson marrëdhëniet me Kosovën
Përfaqësuesit e partive në pushtet vlerësojnë se marrëdhëniet e deritanishme mes dy vendeve janë zhvilluar në nivel të kënaqshëm. Deputetja e VMRO-DPMNE, Sillvana Boneva, është shprehur se ka pasur mundësi që të bëhet edhe më tepër, por sipas saj
në këtë periudhë dy-vjeçare Maqedonia ka bërë shumë në zhvillimin e raporteve me Kosovën. Brenda këtyre dy viteve Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Mirëpo përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se Maqedonia nuk ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për bashkëpunim me Kosovën, posaçërisht në sferën e ekonomisë, u shpreh ajo. Ndërkaq, kreu i LSDM, Vllado Buckovski ka theksuar se Maqedonia duhet të punojë më tepër në avancimin e bashkëpunimit në lëmin e energjetikës, për shkak të resurseve të mëdha që i posedon Kosova. Me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës edhe sivjet në Shkup janë organizuar manifestime të ndryshme. Lëvizja qytetare Zgjohu për herë të dytë ka organizuar manifestimin Dita e Plisit, kurse komuna e Çairit ka organizuar koncertin madhështor në sheshin "Skënderbeu" në Shkup.