E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania vigjilues i mire mbi Europen

Me ardhjen ne fuqi te Kryeministrit te ri konservator duket sikur shpirti i Gruas se hekurt Margaret Thecer e ka braktisur perfundimisht trupin e kesaj partie. Zonja e dikurshme e cila nxori Angline nga lengimi ku ishte zhytur prej kohesh ne nje stanjacion ekonomik shteti kujdestar dhe sherbimet drejt degradimit nen daren e Tredunioneve qe nuk pranonin asnje ndryshim qe u be shembull me teorine e saj ekonomike te mbisundimit te ligjeve te tregut nga te cilat mori shembull edhe Presidenti i SHBA-se Ronald Regan intervencionistja e bindur per perdorimin e fuqise ushtarake te Botes se Lire aty ku prekeshin interesat e saj aleate e palekundur e amerikaneve dhe shpesh iniciatorja e politikave te prera ne nje bote e cila ende vuante ndarjen ne blloqe e mbi te cilat frynin ererat e Luftes se Ftohte duket se as si kujtim nuk eshte me e deshiruar ne shtepine e Toreve.

Nuk kane munguar gjate fushates elektorale qofte deklarimet qofte menyrat e sjelljes per ti lene te kuptoje nje publiku apatik se konservatoret e rinj do ishin ndryshe.

Ne fakt nje publik i cili jetonte bollekun laburist dhe ku kriza vetem sa e kishte prekur tangent shijues te nje periudhe ku vendi kishte njohur rritje spektakolare te kujdesit social permiresimin e sistemit arsimor dhe shendetesor dhe deri ne probleme margjinale si integrimin me sukses te emigranteve ne te cilat shume shtete te tjera kishin ngecur publiku britanik pak arsye kishte te nderronte kuajt e karroces Blair-Brown me Cameron-Clegg. Aq me teper kur binin ndesh me kujtimet e periudhes se Kryeministrit te fundit konservator John Major i cili trashegoi fundin e shkelqimit te periudhes Thecer dhe nuk kishte as karizmen dhe as forcen e makines se pushtetit te konservatoreve te lodhur nga skandalet qe brejne zakonisht nje parti qe qendron gjate ne pushtet.

Te vetmet pika qe mund te sillnin risi ishin fytyrat e reja te dyshes konservatoro-liberale dhe denimi i pjesemarrjes se laburisteve ne luften e Irakut ne krah te amerikaneve. Madje pas fitores ne zgjedhje dhe udhetimit te pare te Cameron-it si Kryeminister ne turin tradicional te cdo kryeministri te BE-se per tu takuar me aleatet kryesore ky deklaroi se politika e re britanike do jete e orientuar me shume drejt Europes dhe me e pavarur nga amerikanet.

Me siguri gjithcka ka qene ne nxitim e siper dhe kjo per shume arsye qe shtrihen ne tre shekujt e shkuar dhe qe veshtire te nderrohen kaq shpejt ne nje vend ku ne politike edhe liberali me i madh anglez do dukej nje konservator i thekur ne kontinent per sa ju takon ndryshimeve te vrullshme te kursit. Ky vend ka lidhje me SHBA-ne me te thella se ato ideologjike dhe shembulli me i dukshem eshte aleanca Blair-Bush ku i pari ishte bashke me Clinton-in themeluesi i New Labour dhe Rruges se trete ndersa i dyti pinjoll i krahut konservator te Partise Republikane. Sado mosmarreveshje te ekzistojne midis tyre secili e di mire se nuk ben dot pa tjetrin. Anglia ka eksperiencen e perandorise sundimin dhe njekohesisht zhvillimin e kulturave dhe popujve te cileve shpesh ju ka lene ne trashegim nje sistem politik dhe qeverises demokratik ndersa SHBA-te kane fuqine e jashtezakonshme ekonomiko-ushtarake dhe autoritetin e superfuqise se vetme globale. Nje Angli e paperkrahur nga Shtetet e Bashkuara do ishte ze i dobet ne politiken boterore. Mjaft te kujtohet perplasja per ishujt Folkland te cilat u pushtuan nga Argjentina nje fuqi e ushtarake e rangut te trete dhe politikisht e kalbur nen sundimin e juntes ushtarake te gjeneralit Galtier e zhvilluar 12.000 milje larg brigjeve britanike te cilen Anglia veshtire se do ta fitonte pa perkrahjen dhe informacionin e dhene nga SHBA. Nje refuzim i kesaj aleance do ta bente Angline nje fuqi te barabarte per nga pesha me Francen e cila qe nga koha kur De Goli largoi komanden e NATO-s dhe doli nga strukturat e saj pa nje renie te vazhdueshme te peshes se saj ne teatrin boteror ndersa riintegrimi ne keto struktura nga Sarkozy kane treguar nje rritje te rolit se saj. Ndaj veshtire qe Anglia te ndjeke nje rruge qe do ta conte askund ndersa aktualisht eshte nje fuqi se ciles i degjohet zeri deri ne Lindjen e Larget. Po ashtu SHBA-ve iu duhet perkrahja angleze jo vetem per te dhene ngjyrat e nje ansambli demokratik nderhyrjeve te saj ne bote kur kemi parasysh se bashke me Angline vihen nen flamurin e aleancave edhe vendet e Comonwealth-it si Kanadaja Australia Zelanda e Re dhe te tjere por kane edhe ndihmen dhe eksperiencen e ish-perandorise per tu marre vesh me indigjenet ne vendet e pushtuara. Ne Irak ku zona angleze ka qene nje nga me te qetat ishte tregues se ish-perandoria nuk i ka humbur reflekset per te administruar dhe mbajtur nen fre popullsite nen hijen e Union Jack sic quhet ne slangun popullor flamuri britanik. Aq me pak iu intereson britanikeve te ftohin nje aleance nga e cila do marrin prokuren qe te jene perfaqesuesit e dyshes ne Europe. Sic tregon levizja e te gjithe vektoreve dhe politikave tashme kur Europa eshte pak a shume nje trup i vetem ekonomik dhe pa ndonje kercenim real iminient per lufte te pakten ne 20 vjetet e ardhshme Shtete e Bashkuara do ta zhvendosin vemendjen dhe kapacitetet e tyre politike dhe ushtarake drejt Azise dhe Lindjes se Mesme ku dy fuqi ne rritje si Kina dhe India po kerkojne cdo dite e me shume rolin e tyre jashte kufijve kombetare ndersa vendet e Gjirit po behen gjithmone e me shume te domosdoshem per mbajtjen me karburant te motorit te ekonomise amerikane.

Ne keto realitete te reja Shteteve te Bashkuara iu duhet ne Europe nje aleat i besueshem ne planin politik dhe ushtarak qe ti transferojne dhe te marre vendimet ne emer te tyre por gjithashtu te kete eksperiencen qe te mos ta hedhe aleancen ne aventura. Dhe kush me mire se britaniket jane te pershtatshem per kete rol.

Nuk behet fjale tashme per nje Kale Troje te Britania sic e konsideronte De Goli dhe se ciles ia refuzoi dy here futjen ne KE-ne e atehershme paraardhese e BE-se por per nje aleat te pjekur ne marrjen e vendimeve dhe te besnikeria e te cilit te mos kete dyshime.

Vertet Europa edhe per shume kohe nuk do jete nje fuqi ushtarake por forcat centrifugale mund ta shperbejne edhe si bashkim ekonomik. Gjithashtu interesat e ndryshme ekonomike te Frances Gjermanise dhe Italise mund ti cakordojne politikat e Europes perberesit e se ciles kane preferuar ne disa raste te mbivleresojne interesat kombetare perpara atyre te komunitetit e ne kete hipoteze britaniket mund te ishin faktor ngjizes por edhe antene se punet nuk shkojne mire.

Shpesh pakujdesia ndaj Europes dhe mbyllja ne guasken e vet ka bere qe ne dy Luftera Boterore SHBA te bjere ushtrine e saj per te paqtuar dhe ruajtur nga kercenimet kete kontinent. Ndaj keto jane mesime te paguara me gjak te cilat nuk duhet te perseriten dhe nje vigjilues i mire mbi kontinentin eshte Britania e Madhe. E sic gjithe indikatoret tregojne jo vetem qe nuk do kete nje renie te intensitetit te aleances anglo-amerikane por ca me ndryshe do kete forcim te saj. Te tjerat jane vetem emocione ditore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›