Europa dhe forcimi i se djathtes ekstreme
Suedia ne nje fare menyre ka parathene me rezultatin e zgjedhjeve te fundit parlamentare nje tendence gjithnje e me ne rritje ne Europe. Dhe kjo nuk eshte as e para here. Per dhjetevjecare me radhe Suedia ka qene avangard i nje menyre te re te percaktimit te modelit miks te tregtise se lire dhe solidaritetit shoqeror qe u shnderrua me pas ne nje nga idealet europiane
Ne zgjedhjet e pergjithshme te ketij muaji votuesit suedeze iu bashkuan fqinjeve te tyre me pak te suksesshem te Bashkimit Europian duke i kthyer kurrizin politikes tradicionale asaj politike qe ishte shnderruar ne avokate dhe mbeshtetese te nje tregtie edhe me te lire dhe nje solidariteti shume me te madh mes njerezve. Tashme edhe suedezet qe konsideroheshin si solide ne zgjedhjet dhe vendimmarrjet e tyre politike kane futur me voten e tyre ne Parlament disa politikane qe jane te fiksuar me perceptimin e gjoja humbjes se nje identiteti kombetar qe jane mbi te gjitha te inatosur ndaj emigranteve te shumte qe kane ardhur dhe vijne prej vitesh ne kete vend dhe qe sipas tyre jane duke i humbur vlerat vendit dhe tradites se tij. Ne kete menyre kemi edhe mberritjen e nje politike te re ne Europe. Nje dhjetevjecar me pare politika ekstremiste denohej me protesta dhe kundershti nga njerezit e pushtetaret. Por sot perfaqesuesit e kesaj politike jane shnderruar ne nje force te vertete politike qe perfaqesohet ne parlamentet e shume vendeve te ndryshme te Bashkimit Europian dhe madje ka filluar qe te sjelle edhe ndryshime ne menyren se si flasin dhe veprojne partite e tjera. Binomi i politikes mes se djathtes kristian-demokrate dhe te majtes social-demokrate me nje hapesire te vogel ne mes per partite liberale klasike tashme ka marre fund ne Suedi. Rajoni me demokratik ne bote grupimi i 46 shteteve ne Keshillin e Europes po sjell tani ne jete nje politike centrifugale.
Asnje parti e vetme apo formacion politik nuk po mundet qe te fitoje kontrollin e shtetit dhe te qeverise. Pra asnje parti nuk arrin me qe permes programit te saj politik te marre shumicen e votuesve. Edhe ne Britanine e Madhe qe eshte nje vend tradicionalisht dypartiak u desh nje koalicion qe te vendoste konservatoret ne pushtet. Belgjika dhe Holanda ende nuk kane formuar qeveri edhe disa muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme dhe jo per shkak se rezultati nuk arriti qe te siguronte qeveri qe mund te formoheshin me nje parti te vetme. Europa e pas Luftes se Dyte Boterore kishte nje armik dhe nje mik te madh qe mundesonte edhe qellimin unik politik. Social dhe kristian-demokratet ishin te bashkuar kunder Moskes dhe partive te se majtes komuniste. Shtetet e Bashkuara ben aleance me te djathten dhe te majten e moderuar per te krijuar NATO-n per te mbeshtetur shtypjen e nacionalizmit edhe permes krijimit te Bashkimit Europian dhe shmangien e ekonomive proteksioniste ne favor te tregtise se hapur dhe tregjeve konkurruese. Tani Europa nuk perballet me me nje kercenim te perbashket pavaresisht perpjekjeve te se djathtes islamofobe per ti paraqitur myslimanet si nje force e huaj pushtuese qe duhet te kundershtohet. Edhe vete amerikanet nuk jane me frymezues. Recesioni dhe kriza bankare fajesohen per shume probleme me te cilat po perballet edhe sot e kesaj dite Europa. Edhe qeverite e djathta jane kunder menyres korporative te ekonomise dhe kunder lakmise se segmenteve te caktuara te pushtetit.
Ne keto kushte pa nje armik te perbashket politika europiane e ka humbur objektivin. Politika e komunitetit eshte duke zevendesuar politiken e shoqerise. Komunitete te reja jane duke u formuar ne te gjithe Europen.
Suedia tani duhet qe te bashkejetoje me nje parti nacionaliste demokratet suedeze me 20 anetare ne Parlament. Pavaresisht emrit te bukur demokratet suedeze jane antiemigracionit dhe antimyslimaneve dhe bejne thirrje per zgjidhje te rrepta te krizes sociale ne vend. Papunesia ne Suedi eshte ne masen 9 pas 4 viteve ne qeveri te koalicionit te qendres se djathte te drejtuar nga Fredrik Reinfeld. Por shkalla e larte e papunesise nuk i beri suedezet qe te ktheheshin nga e majta. Social-demokratet suedeze nderkohe kane perjetuar dhe po perjetojne situaten me te rende ne shume dhjetevjecare me nje renie te mbeshtetjes ne masen 30. Ne nje shekull nuk kishte qelluar asnjehere qe te humbitnin dy mandate zgjedhore njeri pas tjetrit.
Debatet e ndezura ne gjirin e social-demokrateve ishin tipike per debatet e se majtes europiane. Lideret e partise gjate fushates edhe pse nuk ishin te bindur mendonin se njerezit vazhdonin qe ti besonin dhe degjonin por ne fakt ata u degjuan dhe u besuan nga nje numer gjithnje e me i vogel votuesish. Tradicionalisht partia ka qene nje kundershtare e qarte dhe e hapur e komunizmit dhe pro biznesit por as kjo nuk mundesoi sukses. Partia me pas beri aleance me te majten ekstreme te gjelbrit duke dale me parullen per uljen e taksave dhe per rritjen e shpenzimeve publike. Ajo platforme thuajse u refuzua teresisht nga votuesit. Deshtimi i partive te qendres eshte shpejtuar edhe nga sistemi europian elektoral bazuar ne filozofine e perfaqesimit proporcional qe daton ne shekullin e 19. Sipas kesaj filozofie edhe partite e vogla mund te fitojne vende ne Parlament. Kjo menyre aktualisht po parandalon lindjen dhe shfaqjen e lidershipeve koherente ne Europe. Cdo grup apo levizje mund te krijoje nje parti dhe te kete elektoratin e vet. Zgjedhjet e fundit te organizuara nen kete sistem kane pare shtim te numrit te partive nacionaliste e antiemigracion dhe futje te tyre ne parlamentet kombetare. Disa parti te ketij lloji si ajo me emrin Jobbik qe e quan veten Levizja per nje Hungari me te Mire eshte antisemite. E djathta nacionaliste ne Europen Lindore kerkon qe te luaje me Holokaustin duke krahasuar krimet e komunizmit europian me zhdukjen e hebrenjve nga nazizmi ne kampet e perqendrimit.
Mbeshtetja e votuesve per te djathten ekstreme ne Europe nuk mund te karakterizohet dhe te quhet me si nje fenomen i kufizuar me perhapje por te kufizuar. Edhe vete Suedia nje nder vendet me demokratike ne bote aktualisht eshte nje nga tokat me pjellore te kultivimit te nacionalizmit dhe politikes ekstremiste. Rezultatet e fundit te zgjedhjeve ne Europe per sa u perket perqindjeve te fituara nga partite nacionaliste jane 11.9 ne France Fronti Nacional 8.3 ne Itali Lega e Veriut 15.5 ne Holande Partia e Lirise ne Zvicer 28.9 Partia Popullore Zvicerane 16.7 ne Hungari Jobikk dhe 22.9 ne Norvegji Partia e Progresit. Ka gjithashtu parti te ekstremit te djathte edhe ne Belgjike Letoni Sllovaki e Slloveni. Pjesa me e madhe e ketyre partive kane pare rritje te elektoratit te tyre keta dhjete vitet e fundit madje nje pjese e mire e tyre nuk kane ekzistuar dekaden e meparshme. Renia e vendeve te Parlamentit ne duart e ekstremisteve perfaqeson ndryshimin me te madh ne politiken europiane qe nga zhdukja e komunizmit 20 vjet te shkuara. Rritja e numrit dhe fuqise se ketyre partive dikur te vogla ka bere qe partite e medha te mos kene me mundesine qe te qeverisin me shumica te pastra qe do te thote se keto parti jane te detyruara qe te qeverisin ne koalicion me partite e ekstremit te djathte. Nje situate e tille i ka dhene fund edhe besimit te madh qe kane pasur partite e medha per fitoret e tyre pas Luftes se Dyte Boterore. Keto parti te reja nuk mund te cohen dot ne karantine. Ne France Presidenti Sarkozi qe eshte ne kerkim te nje nxitjeje populiste per shkak te renies se ndjeshme te sharmit te tij tek elektorati ka nisur nje fushate te denueshme per perjashtimin nga Franca te popullsise rome. Por ky veprim beri qe edhe mbeshtetesit me te afert te Presidentit te tronditeshin nga serioziteti i madh me te cilin Presidenti po kryente deportimet.
Social-demokratet gjermane nje parti tradicionale e qendreses se majte jane duke e akuzuar Merkelin per deshtim ne politiken e integrimit te emigranteve. Edhe ne Britani koalicioni i ri qeverises qe nuk eshte as racist dhe as ekstremist ka krijuar nje legjislacion shume te pafavorshem per emigrantet. Renia e fuqise se partive qeverisese ka minuar te gjithe projektin europian. Europa pas nje dhjetevjecari te shpenzuar per te vene ne jete Kushtetuten e saj nuk ka asnje pergjigje ne lidhje me shperberjen e ngadalte te partive politike. Projekti i ndertimit te nje Europe te Bashkuar kerkon parti qe komandojne me nje shumice nderkohe kjo shumice po behet gjithnje e me e rralle.
Ajo per te cilen Europa ka nevoje eshte nje lidership i besuar qe te arrije te bashkoje te gjitha komunitetet nen nje vizion te cilit nuk mund ti thuash jo.