E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tumoret shenjat kur duhet te shqetesohemi

Nje grup kerkuesish angleze kane hartuar listen e tete simptomave qe me shume se te tjerat mund te shenojne pranine e nje tumori ne organizem

Nje grup kerkuesish angleze kane hartuar listen e tete simptomave qe me shume se te tjerat mund te shenojne pranine e nje tumori ne organizem. Behet fjale per
- gjak ne urine
- anemi
- gjak ne jashteqitje
- kolle me gjak
- gjender ose kokerr ne gjoks
- pertypje me veshtiresi
- gjakderdhje kur je ne menopauze
- rezultati jo normal i nje analize prostate

Sigurisht qe jane dukuri te rralla dhe jo domosdoshmerish diktojne probleme onkologjike megjithate sipas asaj qe thone autoret nje ne njezet raste tregon se jane simptoma te nje semundjeje te keqe tumorale dhe nje arsye shume e fuqishme per tiu drejtuar menjehere mjekut dhe per te bere analizat e nevojshme.

Studimi

Autoret e ketyre analizave te hollesishme jane kerkuesit e Keele University dhe rezultatet e perfundimeve te tyre u shfaqen ne revisten e mjekesise se pergjithshme britanike British Journal of General Practice. Per te identifikuar tete simptomat e cilesuara si te rrezikshme ata kane analizuar me kujdes 25 studime nderkombetare duke vezhguar mes shume simptomave onkologjike ato qe me shpesh ishin tregues te pranise se nje kanceri ne organizem. Mes te gjithave izoluan ato qe lidheshin me mundesine qe ne 20 raste tregonin per nje tumor duke specifikuar edhe se per cfare tipologjie pacientesh dhe per cfare moshe rreziku eshte pak a shume i ngjashem.

Mosha te ndryshme profile te ndryshme

Per me te rinjte nen 55 vjec dy jane anomalite qe hyjne ne kategorine e alarmit te kuq nje gjender apo nje mase ne gji dhe kerkesa per nje analize prostate. Per meshkujt me shume se 55 vjec vemendje e madhe u kushtohet problemeve qe lidhen me pertypjen qe mund te tregojne nje tumor ne ezofag ndersa per grate mbi 60 gjaku ne urine kerkon berjen e analizave urgjente per te pare problemet me veshkat. Ne te njejten menyre shpjegojne ne nje editorial ne reviste gjendja e nje anemie te theksuar mund te jete shenja e pare e nje tumori ne zorre per te moshuarit por qe ka me pak mundesi te ndodhe me nje 20-vjecare.

Simptomat Jane shume...

Royal College of General Practitioners ka komentuar pozitivisht punen qe forcon nevojen per te inkurajuar pacientet per tju drejtuar menjehere mjekut te familjes. Por ne te njejten kohe

Cancer Research UK nje nga organizatat me te njohura dhe me aktive kunder kancerit ne Britani thote se Ato qe evidentohen nga studimi njihen tashme si shenja te rendesishme qe tregojme per kancerin por jane rreth 200 forma tumorale qe shkaktojne simptoma te ndryshme. Keshtu qe cdo ndryshim i pazakonte apo i vazhdueshem ne trupin tuaj meriton te kontrollohet me kujdes.

Mos harroni kontrollet

Por keto shenja nuk duhet tu ngjallin frike sepse mundesia per te qene perballe nje semundjeje onkologjike mbetet e reduktuar. Kjo sepse me pare duhet folur me mjekun per te arritur te nje diagnoze e qarte per ta perballuar sa me mire semundjen nese ajo ekziston ka komentuar Fiorenzo Corti pergjegjes i komunikimit ne Federaten Italiane te Mjekeve te Familjes. Ne te njejten kohe kujton Corti eshte thelbesore te kryesh analiza parandaluese edhe ne mungese te shqetesimeve alarmante tu nenshtrohesh analizave periodike sipas moshes si per shembull gjaku ne fece per te pare tumoret e zorres se trashe pap-testet per kancerin ne qafen e mitres mamografine per gjirin.

Rendesia e mjekut te familjes

Eumlshte e rendesishme te shkosh shpesh te mjeku i familjes Ata jane nje pjese e rendesishme per shendetin e pacienteve ne vecanti per parandalimin. Ne France jane 60 mije mjeke familje qe zakonisht presin rreth 40 persona ne dite pjesa me e madhe te moshuar. Ne na takon tu kushtojme vemendje maksimale simptomave dhe faktoreve te rrezikut duke pershkruar analizat e nevojshme tregojne kerkuesit. Pacienteve u takon te ndjekin rregullat e parandalimit si ngrenia e shendetshme levizjet mospirja e duhanit apo alkoolit. Po ashtu duhet te vezhgojne trupin sa here qe mund te vene re ndryshime te pazakonta. Ne kete aspekt grate jane me te ndjeshme dhe me te kujdesshme ndersa mosha me e rrezikuar qe rralle i drejtohet mjekut per shqetesimet qe ka eshte ajo e adoleshenteve.

Ndergjegjesimi

Eumlshte reduktuar ndjeshem vdekshmeria nga tumoret ne Europe. Sipas llogaritjeve te fundit kjo shifer eshte 10 per qind me e ulet ne dhjete vitet e fundit. Sigurisht qe merita per kete u takon stileve me te mira te jeteses kurave me te mira dhe kontrolleve parandaluese. Por shifrat mbeten alarmante ne Europen Lindore dhe Rusi ku verehen ende vonesa te renda. Po ashtu regjistrohen rritje shqetesuese ne shume vende te tjera sidomos mes grave qe kane adaptuar zakone kryesisht mashkullore si alkooli dhe duhani. Me ne pergjithesi ekspertet bejne me dije se si ne vendet ne zhvillim mundesite e mbijeteses jane ne rritje fale parandalimeve dhe kontrolleve per kapjen heret te semundjes gjithashtu dhe per merite ne hapat e bere perpara per trajtimet antikancer. Duke komentuar te dhenat mjeket saktesojne se Kontrollet dhe diagnoza e hershme kane kontribuar ne reduktimin e vdekshmerise nga kanceri ne qafen e mitres dhe ai i gjirit por ne rastin e dyte shume u detyrohet permiresimit te kurave. Terapite e fundit kane luajtur nje rol vendimtar ne uljen e numrit te vdekjeve nga kanceri i testikujve dhe leucemive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›