Bayerni, gjithmonë në plus

“Bayern qëndron financiarisht mirë për të ardhmen”, tha drejtori i Bordit, Karl Hopfner në asamblenë e përgjithshme vjetore të klubit në Munich. “Pavarësisht një pozite të vështirë startuese, ju kujtoj se nuk kemi pasur sukses sportiv sezonin e kaluar dhe u ballafaquam me krizën e vazhdueshme globale financiare, ne arritëm të regjistrojmë profit. Ne kemi përmbushur kriterin e UEFA-s për Fair Play financiar”, u shpreh ai.
Rekord kampioni i Bundesligës dhe katër herë fituesi i Kupës evropiane, ka regjistruar qarkullim prej 290.9 milionë eurosh për dallim nga 213 milionë eurosh nga sezoni 2009/10, ndërsa të hyrat nga sponsorët dhe marketingu kanë mbetur pothuajse të pandryshuara në 82.3 milionë euro. Bayern ende paguan faturën për ndërtimin e stadiumit të tij Allianz Arena.