Rikthehet H5N1
ikthehet frika e shperthimit te nje epidemie nga gripi i shpendeve
Frika e shperthimit te nje epidemie te re te gripit te shpendeve eshte rikthyer serish ne Britanine e Madhe, pasi tri mjellma te ngordhura ne Dorset rezultuan pozitive me virusin H5N1. Shpendet e infektuar u gjeten ne bregun e detit Chesil dhe autoritetet kane nisur menjehere kontrollimin dhe monitorimin e zones. Nderkohe, ata u kane kerkuar pronareve te shpendeve ne zonen "Abbotsbury" te izolojne mjellmat nga zogjte shtegtare. Vete rritesit e shpendeve jane shprehur mese te gatshem qe te bashkepunojne me autoritetet per te kufizuar numrin e mjellmave te infektuara. "Ne po punojme gjithashtu edhe me Agjencine e Mbrojtjes Shendetesore, per te siguruar qe publiku dhe stafi yne te jene teresisht te mbrojtur", - shprehet njeri prej tyre, John Houston. Fred Landeg, nje prej krereve te Departamentit per Mjedisin, Ushqimin dhe Ceshtjet Rurale (DEFRA), pohoi se ne Britani vazhdon te jete konstant rreziku i shperthimit te virusit H5N1, i cili mund te transmetohet edhe tek njerezit. "Mesazhi yne per te gjithe rritesit e shpendeve, vecanerisht per ata ne zonen ku u gjeten mjellmat e ngordhura, eshte qe te jene vigjilente dhe te raportojne per cdo shenje te semundjes menjehere", - tha ai. Autoritetet e konsiderojne kete zbulim si nje lajm teper shqetesues, per shkak te ndikimit qe mund te kete tek shpendet e eger. DEFRA thote se per momentin nuk do te kete asnje izolim te shpendeve, pasi kjo gje mund te shkaktoje shperndarjen e zogjve dhe nuk do te ndihmonte ne kontrollin e tyre. "Abbotsbury" eshte nje rezervat per mjellmat e lira dhe zogjte e eger, ku jetojne rreth 800 shpende. Duke qene nje vend turistik sezonal i hapur per here te pare ne vitin 1354, rezervati do te rihapet per publikun ne muajin mars. Rasti i pare i gripit te shpendeve ne Britanine e Madhe u zbulua ne Cellardyke, ne Skoci, ne vitin 2006. Qe nga ajo periudhe ka pasur raste te vazhdueshme neper fermat ne lindje te Anglise, por asgje me rrezik te larte. Virusi H5N1 ka shkaktuar vdekjen e me shume se 200 personave ne te gjithe boten, qe prej vitit 2003, ndersa miliona shpende kane ngordhur apo jane vrare, me qellim per te parandaluar perhapjen e ketij virusi.