Britni Spirs, eleganca jeton në një planet tjetër...
Ekstravagante, por jo në kuptimin e mirë të fjalës, gjithashtu edhe pak e “çmendur”. Kështu do ta komentonte “Tgcom.it” këngëtaren Britni Spirs, të kapur nga paparacët, teksa bënte shooping në supermarket. Ajo shfaqet në fotografi e veshur pa shije dhe demode. Sigurisht, nuk mund të quhet “mbretëresha e elegancës”. Të paktën kështu e ironizon sërish shkrimi i botuar në uebsajtin e mediasetit. Së fundi, paparacët kanë nisur ta fotografojnë Spirsin me veshje krejt pa shije, ndërkohë që ajo merret me aktivitete të ndryshme të përditshme që i ka përzemër.
Rasti më i fundit, për të cilin po flasim dhe sot ka ndodhur në Los Anxhelos, ku me një veshje sportive të shijes më të keqe dhe me çorape të verdha deri te gjuri, këngëtarja është fotografuar nga paparacët. Ndoshta arsyeja e gjithë kësaj neglizhence dhe shijeje të keqe në të veshur mund të lidhet edhe me burimet financiare të reduktuara të pop-starit. I ati i saj, i lodhur nga shpenzimet stratosferike që Brinti bënte përditë ka vendosur një prerje drastike të kartave të kreditit në dispozicion të këngëtares. Rezultati? Britni që fotografohet me karrocë në duar duke bërë shpenzime në supermarket, e veshur pa shije dhe me çorape të verdha. Këngëtarja ka harxhuar mijëra dollarë nga pasuria e saj me tarifat telefonike, restorantet, argëtime të ndryshme, veshjet, dhuratat, pushimet, palestrën, trajnerët dhe doktorët personalë etj. Nëse do të pyesnit se cili është shpenzimi i fundit më “i çmendur” i Britni Spirsit, atëherë mos u çudisni nga përgjigja; një letër higjenike e firmosur nga Luis Vuiton që kushtonte 2 500 dollarë.
5 Tetor 2009