Karaxhiç paralajmëron paraqitjen në gjyq
Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thonë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ditën e sotme. Shpresohet se paraqitja e tij do të qartësojë njëfarësoj mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij. Karaxhiç akuzohet nga gjykata për krime lufte dhe genocid gjatë luftës në Bosnjës në vitet 1992-1995. Radovan Karaxhiç e bojkotoi nisjen e procesit gjyqësor javën e kaluar.
Ai thotë se i duhen disa muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen. Por drejtuesi i ekipit të avokatëve të tij thotë se Karaxhiç do të dalë para gjykatës sot për t’u përpjekur që ta zgjidhë këtë problem. Një prej sugjerimeve të prokurorëve ka qenë që të emërohet një avokat për ta përfaqësuar Karaxhiçin në gjyq.
Por këshilltarët e tij thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim, pasi dhe atij do t’i duhet po aq kohë për t’u përgatitur për gjyqin. Ndërkohë në mungesë të Radovan Karaxhiçit, prokurorët paraqitën dje pasdite akuzat e tyre.
3 Nentor 2009