E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britni Spirs, këngëtarja në Meksikë me ish-të dashurin



Dukej se çdo gjë kishte marrë fund me këngëtares Britni Spirs dhe menaxherit të saj Xhezon Travik. Sipas thashethemeve, ai ishte ndarë nga Spirs pas 6 muajsh lidhje, pasi qëllimi i saj ishte që të martohej. Tani fotografitë e tyre po bëjnë sërish xhiron e botës në revistat e ndryshme. Britni dhe Xhezon u panë së bashku me pushime duke u argëtuar në Meksikë. E ndërsa i ati i yllit të popit merret me fëmijët, Britni i lejon vetes një shëtitje rromantike përgjatë bregut të detit. Më pas ajo u dedikohet fëmijëve, duke luajtur me Xheiden Xhejms dhe Shon Preston në xhakuzin e hotelit. Një pamje vërtet mallëngjyese. Është vërtet lajm i mirë që Britni pas një periudhe të gjatë shqetësimesh dhe problemesh familjare, përveç formës fizike të mrekullueshme, ka gjetur edhe dashurinë!

Hulio Iglesias: “Në seks më duhet pak ndihmë”

Ja ku shembet një nga mitet që i këndon prej një jete dashurisë dhe pasionit. Këngëtari Hulio Iglesias ka thënë për të përditshmen spanjolle “El Mundo”, se përdor Viagrën: herë pas here kam nevojë për një ndihmë të vogël. Deklarata e këngëtarit vjen menjëherë pas një koncerti ku ishin të pranishëm rreth 7 000 persona Ndërkohë shtypi ndjek partneren aktuale të Hulios, Miranda Rijnsburger, e cila me sa duket është shtatzënë. Këngëtari ka pohuar gjithashtu se me Rijnsburger pret fëmijën e tij të pestë me ish-modelen holandeze ndërkohë që ka edhe tre fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten Isabel Prejsler, mes të cilëve edhe këngëtarin Enrike Iglesias. Kjo është hera e parë që këngëtari flet për jetën e tij private. Ai është 66 vjeç dhe thotë se është shumë autoironik: “Kohë më parë të bëja dashuri para se të këndoja ishte fiksimi im, tani nëse bëj dashuri, nuk mundem më të këndoj”.

20 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›