Raporti për A/H1N1, poliklinikat po neglizhojnë situatën nuk mbledhin më mostra
Emanuela Sako
Poliklinikat e kryeqytetit dhe të rretheve kanë ulur numrin e mostrave të mbledhura nga qytetarët që shfaqin probleme respiratore, të cilët janë potenciali më i mundshëm për t’u prekur nga virusi AH1N1. Në Buletinin Informativ Nr. 21, të ISHP-së, specialistët bëjnë të ditur se ka një rënie të ndjeshme të vigjilencës për mbledhjen e mostrave nga specialistët e poliklinikave. Kjo përbën një problem kryesor në evidentimin e rasteve me virusin e gripit të derrit, pasi personat që mund të jenë prekur nuk ekzaminohen. Specialistët e ISHP-së kanë kërkuar që specialistët të marrin masa dhe të mos neglizhojnë asnjë rast që mund të shfaq probleme respiratore. Njëkohësisht ata kanë evidentuar se ka probleme me mbledhjen e mostrave dhe me mbajtjen e të dhënave, të cilat dërgohen dhe analizohen në ISHP.
Mangësitë
Specialistët e ISHP-së bëjnë të ditur se nga mostrat e dërguara pranë këtij institucioni është vënë re se ka disa mangësi, që përbëjnë problem për ekzaminimin e saktë të tyre. Kështu, vetëm në 56% të skedave që shoqërojnë mostrën është e shënuar data e fillimit të sëmundjes, nga këto, vetëm në 63% të tyre janë marrë brenda afateve të rekomanduara kohore. Specialistët sqarojnë se cilësia e mostrës në drejtim të përmbajtjes së qelizave në pjesën më të madhe të rasteve lë mjaft për të dëshiruar. Nga rezultatet e fundit, në moshat pediatrike vihet re një fluks i lartë i infeksioneve respiratore sidomos në Repartin e Urgjencës në QSUT, ku numri i mostrave vazhdon të jetë mjaft i ulët. Kjo gjë nuk lejon pasqyrimin e situatës aktuale në moshat pediatrike për A(H1N1). ISHP-ja bën të ditur se poliklinikat, sidomos ato të rrethit të Tiranës, gjatë 3 javëve të fundit kanë ulur jashtëzakonisht vigjilencën dhe nuk dërgojnë apo raportojnë më mostra. Nga rrethet e tjera të vendit numri i marrjes së mostrave ka rënë ndjeshëm pavarësisht se numri i infeksioneve repsiratore është i konsiderueshëm. Në 70% të skedave të plotësuara nuk shënohen shenjat klinike apo sindromat e përcaktuara, gjë e cila ul cilësinë e raportimit dhe lë mangësi për gjykimin e situatës. Laboratori i Virologjisë në ISHP ka filluar analizimin e mostrave në vend me metodën e RT-PCR, në një laborator të adaptuar për këtë qëllim. Megjithatë laboratori pranë Institutit Kantakuzino në Rumani, nëpërmjet një specialisti të aprovuar nga OBSH-ja po shërben për të kontrolluar cilësinë pranë laboratorit të ISHP-së. Ndërkohë, në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës Direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh
Rastet
ISHP-ja ka mbledhur deri tani rreth 500 mostra në të gjithë vendin, ku numrin më të lartë e zënë mostrat e marra tek fëmijët e vegjël. Specialistët shprehen se fëmijët janë më të rrezikuarit nga problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ata duhet të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Në të kundërt, ata do jenë më të rrezikuar nga prekja e gripit të zakonshëm si dhe nga prekja me virusin A H1N1. Ditë e fundit, në Spitalin Pediatrik të Tiranës, ka pasur një fluks të madh të pacientëve të vegjël që paraqiten me të tilla simptoma. Numri i tyre ka kaluar mbi 250 persona në ditë. Ndërkohë që ende nuk është kryer vaksinimi i tyre, pasi qytetarët këtë vit nuk u janë drejtuar farmacive për marrjen e vaksinës së gripit të zakonshëm. Ata e kanë shpjeguar me faktin se po presin ardhjen e vaksinës kundër gripit pandemik, duke pasur parasysh se ky virus është më i rrezikshëm.
box
Marrja e mostrave, problemet e vërejtura:
Vetëm në 56% të skedave që shoqërojnë mostrën është e shënuar data e fillimit të sëmundjes.
Nga këto, vetëm në 63% të tyre, mostra është marrë brenda afateve të rekomanduara kohore.
Cilësia e mostrës në drejtim të përmbajtjes së qelizave në pjesën më të madhe të rasteve lë mjaft për të dëshiruar.
Në moshat pediatrike vihet re një fluks i lartë i infeksioneve respiratore sidomos në Repartin e Urgjencës në QSUT, por numri i mostrave vazhdon të jetë mjaft i ulët, gjë e cila nuk na lejon të pasqyrojmë situatën aktuale në moshat pediatrike për A(H1N1).
Poliklinikat, sidomos ato të rrethit të Tiranës, gjatë 3 javëve të fundit kanë ulur jashtëzakonisht vigjilencën dhe nuk dërgojnë apo raportojnë më mostra.
Nga rrethet e tjera të vendit numri i marrjes së mostrave ka rënë ndjeshëm pavarësisht se numri i infeksioneve repsiratore është i konsiderueshëm.
Në 70% të skedave të plotësuara nuk shënohen shenjat klinike apo sindromat e përcaktuara, gjë e cila lë për të dëshiruar për cilësinë e skedës, e cila ul cilësinë e raportimit dhe lë për të dëshiruar për gjykimin e situatës aktuale.
Akoma nuk ka asnjë raport kombëtar të përdorimit të Oseltamivirit, dhe rezultatet paraprake klinike të vëna re deri tani.
Laboratori i Virologjisë në ISHP ka filluar analizimin e mostrave në vend me metodën e RT-PCR në një laborator të adaptuar për këtë qëllim pranë ISHP-së. Laboratori pranë Institutit Kantakuzino në Rumani, nëpërmjet një specialisti të aprovuar nga OBSH po shërben për të kontrolluar cilësinë pranë laboraotrit të ISHP-së.
Në këtë laborator kryhet testi i Imunofluoreshencës Direkte dhe testi i shpejtë që japin përgjigjen paraprake të identifikimit të virusit brenda 2 orësh. Më pas kryhet kultura në linja qelizore nga ku izolohet virusi dhe kjo procedurë zgjat nga 24-72 orë dhe më pas deri në 1 javë.
Është e rëndësishme të theksohet që për të pasur rezultatet e duhura me testin e Imunofluoreshencës Direkte, mostrat e marra nga pacientët duhet të dërgohen brenda 24-72 orëve të para të sëmundjes.
Të gjitha rastet e mundshme të identifikuara me virusin e gripit do të trajtohen njësoj si A(H1N1) nga pikëpamja e ndjekjes dhe kontrollit si dhe menaxhimit të rastit përherë sipas kontekstit dhe gjykimit klinik të specialistëve.
Ndryshimet e klimës, dëborë dhe në verë
Asnjë prej ditëve që sipas kalendarit i përkasin vjeshtës nuk do të jenë më të njëjta. Disa mund të ngjasojnë me ditët e dimrit, e disa të tjera më ditët e pranverës. Këto ndërthurje stinësh në një sezon të vetëm sipas metereologëve ndodh si pasojë e ndryshimit të klimës në të gjithë botën. Metereologët kanë parashikuar se deri në 2050 parashikohet rritja e temperaturave me 2 gradë. Si pasojë e kësaj rritjeje të temperaturës, moti duket se do të sjellë çudira, reshje të dëborës mund të bien edhe në verë. Ngrohja globale do bëjë që dhjetë ditë të jenë me diell, që do të jenë të njëjta si mot pranvere edhe në dimër apo në pranverë të ketë ditë apo javë të ftohta tipike të dimrit, duke bërë që të bjerë dëborë. Ndryshimi i klimës do të sjellë uljen me 6% të sasisë ujore të mbledhur nga reshjet. Sipas metereologëve temperaturat do të fillojnë të rriten deri në fundjavë.
20 Tetor 2009