E Diel, 1 Nëntor 2026

Britni Spirs, një muaj i kushton 1 milion dollarë



Një milion dollarë në muaj: kjo është shuma që shpenzon Britni Siprs për të ruajtur të njëjtin stil jetese duke përfshirë edhe avokatët, truprojat, automjetet dhe kapriçot prej vip-i. Llogaritë e këngëtares janë bërë nga “Los Angeles Times”, e cila publikon një listë të të gjitha shpenzimeve si dhe detaje të daljeve nga shtëpia dhe kostot e tyre për 11 muaj të vitit të kaluar. Me këtë rast është bërë edhe një përllogaritje e pasurisë së saj që shkon 100 milionë dollarë. Vetëm për vitin e kaluar Britni u ka paguar 3,6 milionë dollarë 17 avokatëve (pa llogaritur 600 mijë dollarë për çështjen e divorcit me ish-bashkëshortin Kevin Federlain); 447 mijë dollarë kanë bërë pagat e truprojave dhe masave të tjera të sigurisë, 178 mijë dollarë i janë kaluar Kevin Federlainit për kujdestarinë e dy djemve. MË pas, 200 mijë dollarë shpenzime për shtëpinë në Malibu si dhe shuma të tjera marramendëse për kapriçot e çdo dite.

22 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›