E Diel, 1 Nëntor 2026

Brixhit Bardo ndahet nga bashkëshorti i katërt



Brixhit Bardot ka nxitur spekulimet se është ndarë me burrin e saj të katërt, pasi është kthyer të jetojë në Saint Tropez të Francës, pas viteve të tëra të kaluara në Paris. Spekulohet se ikona e dikurshme e ekranit është ndarë nga burri i saj, politikani francez Bernard d'Ormale dhe kjo është arsyeja që është kthyer në vendit të cilin e bëri të njohur në vitet e pesëdhjeta me paraqitjen e saj në filmin “And God Created Woman”. Çifti është martuar në vitin 1992, ndërsa për 15 vite kanë jetuar në periferi të Parisit, mirëpo një burim ka thënë për “New York Post” se rikthimi i Bardot në St. Tropez është si pasojë e përfundimit të martesës.

6 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›